ANALISTAT

    Lirim Alija

    Përher para ene mbas votimeve
    Kërcllojnë intervistat
    Nejse politikant e kanë paqetër
    Po xhi duunë analistat.?!

    Hasret ta kallish televizinë
    Napër kit kanallat
    Analistat hiç nauk durohen
    Te bo si xhinkallat

    S’kije komën ku ta veesh
    Çaç shaum xhi jon bo
    Mundi t’thom se sicalla shpaj
    T’paktën kaa ka njo

    Dikur m’zort ishim pi këngtarëve
    Shtaj kto kanauk vlojnë
    Do ish majr t’u organizohfshin
    Ni estradë ta bojn

    Lene po kur najsin t’shkraujn
    Pa rregulla drejtshkrimi
    Ene përmbajtja fund e kraje
    Asnifar kuptimi

    Flokët e veta me kast s’i krehin
    Kosëm nauk kanë vakët
    Te i thajr shpesh napër debate
    Vo jonë harxhit rakët

    Do ishte majr në televizion
    T’vu venë ene kreveta
    Ma shaum rajnë napër studio
    Se n’shpajat e veta

    S’e di xhi jon prajr ta bojn
    Ket zanat her qeshiti
    Kur e dinë se shiptarët s’ngjojn
    Sicalli o’ mbret n’viti

    Për niçin euro e shesën nderin
    Mos thom diçka tjetër
    S’vu intereson se popllin e ngratë
    E prekin keç n’sedër

    Kosem kërkuj s’ja mbanë onën
    A izmet i bojn partisë
    M’përgjajn si ato magjistarët
    E Mesopotamisë

    Njonit ni dit xhi e njifsha majr
    Drit ja thash do llafe:
    Kur u bone…xhi njer dje me mu
    Ke lujt gjurzi n’kafe.?!

    Politikant xhi kanë konë ma para
    Deputet n’kuvend
    Sën bonë atëher kur duheshte
    Shtaj na shesën mend

    Jon shtërngau njerzit t’i ngjojn
    Si me pas dëni zort
    Ato asniher kurxho s’gjoditin
    Veç ja fajtin kot

    Idetë e atajve si shaktat n’udhë
    Xhi u mungon kapaki
    Mund ta dritojn veç at “ministrinë”
    Xhi ka thonë ai plaki

    Lajmi Paraprak

    Shkup, arrestohen katër persona për blerje votash

    Lajmi i rradhës

    Të burgosurit nuk figurojnë në Listën Zgjedhore

    Lajme tjera

    Gjuha e zjarrtë

    Lasgush Poradeci O gjuhë-e shentëruar, o mall me shpirtin plot.O vetëtim’ e qjellit që fërfëllon me flakë,O djellë-i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë