Pak dashni n’këtë kohë t’pakohë…

    Nga Viktor Hygo

    Përktheu Nezir Kraki

    – Letër Xhulietës – (1834)

    Kur ta lexosh këtë letër, engjëlli im, nuk do jem pranë teje. Nuk do jem pranë teje për të të thënë: mendo per mua ! Dua që kjo letër të ta thotë. Do doja që në këto gërma të shkruara për ty të mund ta gjesh krejt ç’kam në sy, krejt ç’kam në buzë, krejt ç’kam në zemër, krejt çfarë ndiej kur të them të dua. Do doja që kjo letër të hyjë në mendimet e tua ashtu si shikimi im, fryma ime, tingulli i zërit tim, për t’i thënë atij mendimi të bukur që e dashuroj : Mos harro!

    Shkruamë kur s’jam pranë teje, folmë kur jam pranë teje, dashuromë gjithmonë.

    Është ora dy e mëngjesit dhe jam duke punuar por kisha nevojë të të flas, të të shkruaj, të të drejtohem, të t’i puth permes mendimit ata sy të bukur të fjetur… (…). Kisha nevojë që shpirti të më pushonte mbi imazhin tënd dhe sytë (të më pushonin) mbi këtë letër që do ta shohësh.

    Gjumë të ëmbël! Shpresoj të shihemi pas disa orëve, me të mbaruar. Më duken tejet të gjata (këto) disa orë! Shumë të shkurta do jenë kur të gjendem pranë teje…/ KultPlus/

    Lajmi Paraprak

    Intervista ekskluzive e United Press me mbretin Zog

    Lajmi i rradhës

    Një fotografi e “lumtur” e fëmijëve refugjatë kosovarë gjatë luftës së vitit 1999

    Lajme tjera

    Kam shumë shpresë

    Naim Frashëri Kam shumë shpresëTe Perëndija.Që të mos jesëKshu Shqipëria,Po të ndritohetTë lulëzohet. Pa vjen një ditëQë të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë