ATA DHE NE

    Poezi nga: Charles Bukowski
    Përktheu: Fadil Bajraj

    rrinin në verandë dhe
    bisedonin:
    Hemingway, Faulkner, T. S. Eliot,
    Ezra Pound, Hamsun, Wally Stevens,
    e. e. cummings dhe disa të tjerë.

    “dëgjo”, tha nëna ime, “a bën t’i
    lusësh që të pushojnë së biseduari?”

    “jo”, thashë.

    “po humbin kohën me pallavra”, tha babai
    im, “ata do të duhej të kishin farë
    pune”.

    “ata kanë punë”,
    thashë.

    “djall, o punë”, tha babai
    im.

    “bash njashtu”,
    thashë.

    mu atëherë u fut Faulkner
    duke iu marrë këmbët.
    e gjeti whiskeyn në
    bufe dhe doli jashtë me
    të.

    “njeri i mbrapshtë”,
    tha nëna ime.

    atëherë u çua e shikoi vjedhurazi
    në verandë.

    “e paskan një grua me vete”,
    tha ajo, “veç se po duket si
    burrë”.

    “ajo është Gertrude”,
    thashë.

    “qenka edhe një burrë që po i mbledh
    muskujt”, tha ajo, “po thotë se
    mund ta rrahë cilindo
    prej atyre
    të treve”.

    “ai është Ernie”, thashë.

    “e ky”, babai im e kishte fjalën për mua,
    “po do të bëhet si ata!”

    “jo si ata”, thashë, “por njëri nga
    ata”.

    “më mirë ta kishe gjetur një punë të hamamtë”,
    tha babai im.

    “mbylle”, i thashë.

    “çka?”

    “të thashë, ‘mbylle’, po i dëgjoj
    këta burra”.

    babai im e shikoi gruan e tij:
    “ky nuk është djali
    im!”

    “shpresoj se ashtu është”, thashë.

    Faulkner u fut në dhomë duke iu marrë këmbët
    prapë.

    “ku është telefoni?’
    pyeti.

    “ç’hamam po të duhet?” e pyeti
    babai.

    “Ernie bash sapo ia hodhi vetes trutë
    në erë”, tha.

    “a e sheh se çka u ndodh njerëzve të
    tillë?” çirrej babai im.

    U çova
    ngadalë
    dhe e ndihmova Billin ta
    gjejë
    telefonin.

    /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Pse disa viruse nuk zhduken kurrë nga trupi!

    Lajmi i rradhës

    Ushqimi çdo ditë e më i shtrenjtë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë