ATDHEU

    Naim Frashëri

    O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka
    Më je nënë, më je motër, më je vlla.
    Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
    Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé.
    Ty përditë të pat parë ime nënë,
    Dheu yt në fund atë e pati ngrënë.
    Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj.
    Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj.
    Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi,
    Edhe eshtërat tretur ua ke po ti.
    Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë.
    Pranë teje patën qeshur, patën qarë.
    Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë,
    Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë,
    Numri prapë në vend mbetet kurdoherë.
    Begatoje, o Zot, ti këtë vend!
    Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!
    Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij!
    Gas përjetë paçin zotërit e tij!
    I begatë, i lulëzuar qoftë ai,
    Një të ardhme pastë plot me lumturi!

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria me vendim: Pesë vite punë për të marrë diplomën e mjekësisë

    Lajmi i rradhës

    Administratorët në RMV marrin pushim pa pagesë, për të punuar gjatë verës jashtë vendit

    Lajme tjera

    FUQIA E PUNËTORËVE

    Një ditë të caktuar, në gjithë Spanjën,Bënë punëtorët të pushonin fabrikat. HekurudhatRrinin të ftohta mbi shina. Pa dritëIshin…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë