Ç’DOBI KA MIRËSIA

    Bertolt Brecht

    Ç’dobi ka mirësia,
    Kur të mirët menjëherë vriten,
    ose vriten
    Ata, me të cilët janë të mirë?

    Ç’dobi ka liria,
    Kur të lirët duhet të jetojnë midis të palirëve?


    Ç’dobi ka arsyeja,
    Kur vetëm mosarsyeja sjell bukë e gjellë
    për të cilat sikush ka nevojë?


    Në vend që të jeni të mirë, përpiquni
    Të krijoni një gjendje, e cila bën të mundshme të
    mirën, dhe më shumë se kaq:
    E bën të panevojshme!


    Në vend që të jeni të lirë, përpiquni
    Të krijoni një gjendje, e cila i çliron të gjithë,
    Dhe, edhe dashurinë për lirinë
    E bën të panevojshme!


    Në vend që të jeni me arsye, përpiquni
    Të krijoni një gjendje, e cila mosarsyen e secilit
    E bën të jetë një punë e keqe!

    Lajmi Paraprak

    Me një palë gërshërë – për një ardhmëri më të sigurt në migrim

    Lajmi i rradhës

    BE-ja s’i përjashton sanksionet ndaj politikanëve të Ballkanit

    Lajme tjera

    KREDO

    Paul AusterPërktheu: Fadil Bajraj Këto gjëra të vocërratë pafund. Të paktën një herë të frymojmënë dritën e gjërave…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë