Edhe një çmim ndërkombëtar për filmin “I treturi” me regji të Arben Thaçit

    Regjisori Arben Thaçi merr çmimin për regjisor debutant më i mirë në Festivalin e Filmit të Pavarur në Montreal të Kanadasë për regjinë e filmit “I Treturi”. Ky është çmimi i dytë ndërkombëtar i filmit pas çmimit për fotografinë më të mirë realizuar nga Vladimir Samoilovski në Anatolia Film Festival. Përndryshe filmi “I Treturi” deri më tani ka qenë pjesë e gjashtë festivaleve ndërkombëtare, njofton Nistori.

    Aktorët që luajnë në film janë: Sotiraq Bratko, Eva Alikaj, Kejdi Ademi, Sokol Monallari, Afrim Muçaj, Sheqerije Buçaj, Blerim Ismani, Arsim Fazlia, Enis Murati, Refet Abazi, Neritan Liçaj, Adem Karaga, Selman Jusufi. Drejtor i fotografisë ka qenë Vladimir Samoilovski, montazhi nga Bllagoja Nedelkovski dhe Shpëtim Ameti, muzika nga Trimor Dhomi, skenografia – Bilgaip Koçishta, kostumet – Albulena Borovci dhe dizajni i zërit nga Darko Spasovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    (VIDEO) Sejdiu: Për ne gjithçka ka mbaruar më 31 tetor

    Lajmi i rradhës

    Gashi: Jam shumë i qartë për atë çfarë kam thënë në lidhje me shumicën e re parlamentare

    Lajme tjera

    Filozofia e krizës

    Dario Gentili Përcaktimi i krizës si art i qeverisjes nga Gramsci nuk ka ndonjë lidhje me “filozofinë e…
    Më tepër

    Poezia e vlerave

    Me rastin e botimit të lirit “Poezi të zgjedhura” (“Rrënjë të gurta” të Azem Shkrelit nga shtëpia botuese…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë