Gashi: Jam shumë i qartë për atë çfarë kam thënë në lidhje me shumicën e re parlamentare

    Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, ditë më parë tha se mund të mos ketë shumicë të re, por nuk do të dorëzohen si opozitë për rrëzimin e qeverisë.

    I pyetur sot se çfarë saktësisht nënkuptonte me faktin se mund të mos ketë shumicë, gjegjësisht nëse ndonjë nga deputetët që ka nënshkruar heziton ta mbështesë Hristijan Mickoskin.

    Gashi për “Fokus” u përgjigj shkurt: “Nuk kam çfarë të shtoj apo të heq nga ajo që thashë”.

    I pyetur për të konfirmuar se deklarata, se mund të mos ketë shumicë të re, nuk është nxjerrë jashtë kontekstit apo keqinterpretuar, Gashi është përgjigjur se deklarata e tij është e qartë.

    “Ajo që kam thënë është e qartë. Nëse dikush nxjerr diçka jashtë kontekstit, është puna e tij. Nuk kam ndërmend të jem në detyrë duke mohuar asnjë lloj njeriu”, tha Gashi.

    Lajmi Paraprak

    Edhe një çmim ndërkombëtar për filmin “I treturi” me regji të Arben Thaçit

    Lajmi i rradhës

    Asnjëri nuk pajtohet me partinë e “Majta”! Sela: Nuk kam kontakt me Apasievin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë