Faton Islami flet rreth platformës “Gley”: Të gjithë filmat shqiptarë dhe ndërkombëtarë në “Gley”

    Sot në City Hall në Shkup, në një atmosferë festive, u promovua Platforma e Parë Transmetuese Nacionale e Maqedonisë së Veriut – GLEY, njofton Nistori.

    Gjatë promovimit u shpjegu se GLEY është një platformë e paparë më herët në vend. U prezentua përmbajtja programore, ideja e platformës, si dhe mënyra se si ajo do të jetë në dispozicion për qytetarët.

    Çka është Gley?

    GLEY është një video platformë transmetuese e cila ofron program të ri vendor, rajonal dhe ndërkombëtar të filmit dhe atij për fëmijë, program tërheqës dhe të përzgjedhur me kujdes, të përpunuar plotësisht në gjuhën maqedonase dhe në atë shqipe.

    Drejtori i marketingut – Gley, Faton Islami për Nistori u shpreh se kjo platformë do të funksionojë online streaming, ku artdashësit maqedonasë, por edhe shqiptarë do të mund të shikojnë filma shqiptarë, maqedonasë dhe ndërkombëtar me përkthim dhe dublim sipas dëshirës së shikuesit. Gley, përveç filmave do të jetë i pasur me seriale vendore dhe rajonal, filma vizatimor dhe zhanre të ndryshme artistike.

    Islami e shpalos si risi edhe një detal, ku çdokush që do të ketë një ide apo talent dhe nuk ka mundësi të realizojë prodhimin artistik, Gley do të jetë si mbështetës, me qëllim që të nxit dëshirën për filmbërje.

    Përndryshe, çdokush mund ta zbres aplikacionin e Gley dhe të abonohet, me qëllim për të parë filmat artistik, serialet dhe filmat vizatimorë, të cilët nuk janë shfaqur më herët në ekranet televizive. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Amendimet kushtetuese për vetingun përmes prizmit të deçencës

    Lajmi i rradhës

    Fëmijëve u bën mirë loja në gjelbërim edhe në dimër, i mbron nga sëmundjet

    Lajme tjera

    Dalëngadalë…

    Dritëro Agolli Mbaruan të gjitha gjërat që kishte shtëpia:Në oborr u tha në fillim një dardhë,U shterr dhe…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë