Fotografi spektakolare gjatë xhirimeve të ‘Mission Impossible 7’

    Pamje spektakolare janë fotografuar në xhirimet e filmit aksion “Mission Impossible 7”.

    Një tren me avull doli nga shinat dhe u rrëzua nga një shkëmb në një skenë që duket sa dramatike aq edhe e menduar në detaje.

    Aktori i Hollivudit, Tom Cruise, 59 vjeç, i cili interpreton Ethan Hunt, ishte në xhirime ndërsa treni kalonte buzë shkëmbit.

    Aktori dhe producenti Tom Cruise pushtoi mediat vitin e shkuar, kur përkundër rregullave anti-covid, vijoi xhirimet që më pas u ndërprenë për shkak se disa anëtarë të stafit u infektuan.

    Xhirimet e “Mission Impossible 7” rinisën përsëri në fund të muajit të kaluar, pasi u ndërprenë shumë herë për shkak të pandemisë Covid.

    Lajmi Paraprak

    Gjithçka për Angela Merkel | Gjermanët e quajnë “Mama”, jeton në një banesë me qira dhe blen ushqim vetë

    Lajmi i rradhës

    Punë me kimet!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë