Gjithçka për Angela Merkel | Gjermanët e quajnë “Mama”, jeton në një banesë me qira dhe blen ushqim vetë

    Angela Merkel, sot është një nga gratë më me pushtet. Ajo e do futbollin dhe shkencën, por ka frikë nga qentë. Ajo e mban sekret jetën private, përcjell Nistori.

    Shumë gjëra nuk i keni ditur për Angela Merkel deri më tani dhe ne i kemi veçuar disa nga më interesantët:

    1. Emri i vajzërisë është Angela Kasner, ndërsa mbiemri Merkel është nga burri i saj i parë.
    2. Gjermanët e quajnë atë MAMA edhe më tej.
    3. Gjatë studimeve, Markel ka punuar si banakiere në disko-klubet e studentëve.
    4. Ajo ka studiuar fizikë dhe ka doktoruar në kiminë kuantike. Disa thonë se se ajo ka arritur suksese, sepse i është qasur problemit nga pikëpamja shkencore, analitike.
    5. Pasi u divorcua nga burri i saj i parë, ajo jetoi në një apartament ilegal pranë stacionit të trenit. Në ditëlindjen e saj të tridhjetë, kur babai i saj vajti për ta vizituar, i zhgënjyer i tha: “Ju nuk keni ecur shumë larg!”
    6. Natën që ra Muri i Berlinit, në nëntor të vitit 1989, Angela Merkel ishte 35 vjeç. Për të festuar këtë ngjarje të madhe, ajo shkoi në sauna, më vonë bëri një shëtitje të shkurtër dhe piu birrë. Ajo u kthye shpejt në shtëpi për të pushuar, sepse nesër ishte ditë pune. Të gjithë të tjerët në Gjermani qëndruan zgjuar deri në mëngjes.
    7. Burri i saj Joachim Sauer është profesor në universitetin e Berlinit. Ai nuk e dëshironte publicitetin, prandaj nuk u shfaq në inaugurimin e Merkelit në vitin 2005. Ai e do operën dhe shëtitjet dhe fluturon me fluturime të lira, madje edhe kur i lejohet të udhëtojë me Anxhelën me aeroplanët zyrtarë. Për shkak të interesimit të tij për operën dhe mungesës së saj në publik, gjermanët e quajnë atë “Fantazma e Operës”.
    8. Merkel është një kuzhiniere e mirë. Ajo i pëlqen të bëjë ëmbëlsira me kumbulla dhe shpesh shihet duke blerë ushqime në shitore. Ajo e ka traditë të përgatisë mëngjesin për burrin e saj çdo ditë.
    9. Thuhet se ajo jeton në një apartament me qira me burrin e saj, profesor i fizikës kuantike dhe gatuan supë me patate.
    10. Në vitin 1995, ajo u kafshua nga një qen dhe më pas tek ajo u shfaq një frikë e fortë nga qentë. Por thuhet se Putin shpesh e prezantonte atë me kafshët e tij, qentë, gjatë vizitave zyrtare.
    11. Merkel e do futbollin dhe shpesh hyn në dhomat e zhveshtores së meshkujve për t’i uruar ata për fitoren e tyre. Thuhet se gjatë një vizite kaq të papritur, ajo pa rastësisht Bastian Schweinsteiger (burri i Ana Ivanovic) të zhveshur.
    12. Vitin e kaluar, Angela Merkel ishte jashtëzakonisht e sëmurë. Gjatë vizitave zyrtare, Kancelaria u pushtua nga dridhje që ishin të dukshme dhe që i zgjati për një kohë të gjatë. Gjermanët dyshojnë se ose Angela ka shenja të hershme të sëmundjes Alzheimer ose bëhet fjalë për dehje.
    13. Merkel ka festuar ditëlindjen e saj të 67 -të më 17 korrik. /stil.kurir/
    Lajmi Paraprak

    Emmanuel Makron, presidenti post-ideologjik

    Lajmi i rradhës

    Fotografi spektakolare gjatë xhirimeve të ‘Mission Impossible 7’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë