Filmi i “I treturi” i regjisorit Arben Thaçi sonte ekskluzivisht në RTK

    Filmi “I Treturi” në regji të Arben Thaçit do të shfaqet në RTK – Kosovë sonte pas mesnate, në ora 01:30 pas përmbylljes së programit festiv, përcjell Nistori.

    “I Treturi” është prodhim kinematografik i produksionit Arbfilm, i financuar nga Agjencioni i Filmit i Maqedonisë së Veriut, ndërkaq si bashkëprodhues minoritar është përfshirë Qendra Kinematografike e Kosovës përmes Ikone Studio me producentët: Valon Bajgora, Yll Uka dhe Agon Uka, si dhe Qendra Kinematografike Kombëtare e Shqipërisë përmes produksionit B&G Film Pro me producent Besnik Bisha.

    Kasti i aktorëve përfshin emra të njohur nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria si: Sotiraq Bratko, Eva Alikaj, Kejdi Ademi, Sokol Monallari, Afrim Muçaj, Sheqerije Buçaj, Selman Lokaj, Blerim Ismani, Arsim Fazlia, Selman Jusufi, Adem Karaga, Refet Abazi, Neritan Liçaj, Enis Murati, etj.

    Drejtor fotografie është Vlatko Samoilovski, Bilgaip Koçishta në funksion të skenografit, kostumet janë dizajnuar dhe përgatitur nga Albulena Borovci dhe muzika është komponuar nga Trimor Dhomi.

    Ndryshe, një ditë më parë filmi pat premierë ekskluzive në TV21 të Maqedonisë, ndërkaq pritet së shpejti të jepet edhe Digitalb. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vitin e kaluar në RMV janë lindur më shumë meshkuj se femra

    Lajmi i rradhës

    FOTOGRAFËT SHQIPTARË | UDHËTIM NË SHTEGUN E KUJTESËS PËRMES FOTOGRAFIVE MË TË VEÇANTA TË VITIT 2022

    Lajme tjera

    FJALA SHQIPE

    Eroll SejdiuProfesor Gjuha standarde shqipe është bërë një gjuhë “artificiale” jo aq nga përdorimi i fjalëve të huaja,…
    Më tepër

    Analfabeti politik

    Bertolt Brecht Më i keqi analfabetështë analfabeti politik.Nuk dëgjon, nuk fletnë ngjarje politike pjesë nuk merr.Ai nuk e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë