FOTOGRAFËT SHQIPTARË | UDHËTIM NË SHTEGUN E KUJTESËS PËRMES FOTOGRAFIVE MË TË VEÇANTA TË VITIT 2022

    Teksa i afrohemi fundit të vitit 2022, natyrshëm kemi dëshirën për të reflektuar mbi 12 muajt e fundit, duke zbërthyer gjithçka që kemi arritur, duruar dhe kapërcyer. Një nga mënyrat më të mira për të marrë një udhëtim në korsinë e kujtesës është përmes fotografive. Artikulli i vitit karakterizon florën dhe faunën, gjegjësisht kujdesin për natyrën dhe gjallesat, më saktë nëse kujdesemi sa duhet!

    Viti 2022 ka qenë i mbushur me një sërë ngjarjesh, emocionesh dhe momentesh të përditshme – sociale. Qoftë një pamje e sinqertë e dy fëmijëve rom që ndajnë një moment dashurie, vlerë e cila mban të gjithë universin në sipërfaqen e tij reflektuese, bukuritë e vendeve shqiptare, por njëkohësisht edhe harresën nga politika për të investuar në këto vende turistike. Për të balancuar këto momente të ëmbla, të qeta dhe surreale, ka edhe kujtime të betejave me ajrin e ndotur, siç është ajo e Tetovës. Herë-herë ky qytet në krye të Europës e të botës për nga niveli i ndotjes së ajrit.  Nistori ka vendosur të publikojë fotografitë më të mira, por edhe më të veçantat të vititi 2022, edhe atë kryesisht nga fotografë shqiptarë, përkatësisht të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pa harruar edhe fotografët shqiptarë që jetojnë në diasporë. Bashkohuni me ne ndërsa bëjmë një udhëtim vizual në disa nga fotot më tërheqëse, gjallëruese dhe më të veçanta të vitit 2022 nga fotografët e të gjithë trojeve shqiptare.

    Besnik Hamiti | Fotografia është shkrepur në Shkup. Një fotograf duke shkrepur një paraglaid. Bardhë e Zi, mu si qartësia e Tokës dhe Qiellit.

    /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Filmi i “I treturi” i regjisorit Arben Thaçi sonte ekskluzivisht në RTK

    Lajmi i rradhës

    Inflacioni, kriza ekonomike, lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve, gjërat që e karakterizojnë vitin 2022

    Lajme tjera

    MBI HERONJTË DHE VARRET

    Nga: Ernesto Sabato (fragment nga kapitulli “Zoti i panjohur”)Përktheu: Bajram Karabolli Edhe një herë më shumë, dhe nuk…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë