Dy filma artistik nga Republika e Maqedonisë së Veriut, “I Treturi” nga Arben Thaçi dhe “Homo” nga Igor Ivanov do të konkurrojnë në edicionin e 8-të të Festivalit të Filmit “Balkan Panorama” që do të mbahet në Izmir të Turqisë prej 21-27 Maj 2022 organizuar nga komuna Buca dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe komuna e Izmirit, njofton Nistori.
Festivali pranoi aplikime nga 16 vende të Ballkanit, gjithsej 614 aplikime, 115 filma artistikë të huaj, 349 filma të huaj të shkurtër, 21 filma artistikë vendas dhe 129 filma të shkurtër vendas.
Si rezultat i vlerësimit të bërë nga juria paraprake prej gjashtë anëtarësh, filmat nga Maqedonia e veriut janë përcaktuar filmat të konkurrojnë për çmimin “Yellow Umbrella” në garën e filmit artistik të huaj dhe garën “Dario Moreno” në kuadër të Festivalit. /Nistori/
Ismail dhe Helena Kadare heqin përfundimisht dorë nga Franca
Shkrimtarja Helena Kadare, njëherit edhe bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ishte e ftuar në një event…