Vajza e suksesit

    Eneida Emini

    Do ia dalësh,
    Me punë do jesh më e mira,
    Ke besim të plotë te vetja,
    Se puna yte ka për t’u shpërblyer.
    Do të jesh shpresa e shumë pleqve,
    Do të jesh qiriu që mbart dritë i shumë nxënësve,
    Do të jesh shpëtimi i shumë njerëzve,
    Do të jesh vetëm nëse beson në vete.
    Mos prit e dashur vajzë,
    Që dikush ty të të mbështet
    Përveç nënës që të lindi
    Askush nuk të do me dashuri aq të sinqertë.
    Ajo të do, ajo të rri pranë gjithmonë,
    Se ti je universi i lumturisë për të.
    Puno, e dashur vajzë,
    Që të bësh krenarë prindërit e familjarët,
    Që kudo që të dëgjohet emri yt
    Vetëm lëvdata të kesh ane mbanë.
    Puno, për të siguruar një të ardhme më të mirë
    Se fati yt është në duart tua tani.
    Puno, derisa sytë të të turbullohen
    Mbi libra e shënime
    Beso, se kjo është e vetmja rrugë
    Ku ti do të kesh më shumë fitime.
    Tregoi një bote të tërë,
    Se ti je ajo vajza që vetëm suksese di të tregosh.
    Mos i merr në zemër
    Paragjykimet e njerëzve
    E as dashurinë e intereset,
    Se ti mund t’ia dalësh edhe më mirë vet.
    Mahnite një botë me suksesin tënd,
    Që kushdo që të dëgjon
    Të endërroj që të korr suksese sa ty
    Se ty me punë gjithmonë ke qenë yll.
    E dashur vajzë, motër e shoqe,
    Merr shembull prej saj që tërë natën punonte e mësonte.
    Të gjithë qeshnin kur e shihnin duke mësuar,
    Po ajo buzëqeshte se të mira priste,
    Pa mbështetjen e askujt ma e mira në vend ishte.
    Bëri krenar një popull,
    Që e do pafund
    Shembull i vajzës së artë është ajo që punën e mësimin i donte shumë.

    *Eneida Emini është e lindur në Tetovë, e rritur në Miletinë. Është nxënëse në shkollën e mesme të gjimnazit “Kiril Pejqinoviç” në Tetovë në vit të parë.

    Lajmi Paraprak

    Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?

    Lajmi i rradhës

    Kufizime energjie elektrike për miliona ukrainas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë