Rreziqet që sjell rrjeta e vjetër e dushit

    Një sungjer apo rrjetë dushi që ka funksion pastrimin e trupit, përbëhet nga najloni ose versione natyrale me fibra bimore.

    Ato janë një nga produktet që njerëzit i preferojnë së tepërmi sepse mjafton pak shampo për të krijuar një sasi të madhe shkume. E gjithashtu mjafton vetëm një shpëlarje dhe çdo gjë është në rregull.

    Mund të shkaktojë acarim të lëkurës

    Sungjerët ose rrjetat e dushit janë shumë të ashpra ndaj lëkurës dhe mund të dëmtojnë me barrierëne saj mbrojtëse.

    Kjo vlen edhe për versionet natyrale, sepse edhe ato gërryejnë lëkurën dhe shkaktojnë trashje të saj.

    Mund të shkaktojë një infeksion

    Versionet sintetike të bëra nga najloni janë të prirura të shkaktojnë myk nëse nuk i ndërroni për një kohë të gjatë.

    Pastrimi i lëkurës me një rrjetë që përmban myk mund të shkaktojë në infeksione të lëkurës ose të përkeqësojë gjendjen tuaj nëse vuani nga ndonjë sëmundje e tillë.

    Shpesh ato veprojnë si një rezervuar për baktere të shumta, veçanërisht Streptokokun, i cili jeton në lëkurë.

    Trauma që rrjeta shkakton në lëkurë, u jep baktereve hapësirë për tu futur nën lëkurë dhe për të shkaktuar infeksion.

    Hulumtimet e shumta theksojnë edhe se rrjetat bllokojnë qelizat e vdekura të lëkurës në fibrat e tyre, të cilat gjithashtu mund të nxisin rritjen e baktereve.

    Mund të shkaktojë ose përkeqësojë alergjitë

    Eskpertët thonë se përdorimi i një rrjete të mykur në ujë të nxehtë dhe me avull mund të shkaktojë dhimbje koke ose alergji. Nëse tashmë keni të bëni me këto shqetësime është më mirë t’i shmangni.

    Çfarë duhet të përdorni në vend të një rrjete?

    Ekspertët thonë se është më mirë të përdorni një copë ose duart tuaja. Të dyja alternativat janë më të buta dhe më pak të ashpra ndaj barrierës së lëkurës.

    Rekomandohet të lani trupin duke përdorur duart dhe më pas të përdorni një copë për të pastruar të pasmet, ijet dhe sqetullat.

    Jo vetëm që është më e butë në lëkurë, por ajo mund të lahet lehtësisht në lavatriçe duke eleminuar çdo papastërti prej saj.

    Si të përdorni një rrjetë në mënyrë të sigurtë?

    Nëse nuk dëshironi të hiqni dorë nga rreta, kjo është plotësisht zgjedhja juaj.

    Ndoshta ju i keni përdorur dhe nuk keni përjetuar ndonjë problem të lëkurës.

    Sigurohuni rrjeta të thahet plotësisht pas çdo përdorimi.

    Mos e ndani kurrë me miqtë ose familjarët.

    Ndërrojeni një herë në muaj.

    Pra, a është vërtetë kaq e rrezikshme të përdorësh të njëjtën rrjetë gjithmonë?

    Po, sepse bakteret dhe myku mund të grumbullohen brenda saj dhe materiali gërryes mund të dëmtojë lëkurën duke rritur rrezikur për zhvillimin e infeksioneve të ndryshme. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Filmi “I treturi” me regji të Arben Thaçit do të konkurrojë në “Balkan Panorama”

    Lajmi i rradhës

    OBSh: 3.5 miliardë njerëz probleme me shëndetin oral | Ndikojnë uji dhe higjena

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë