Filmi “Pema e heshtur” vjen sonte në TIFF ODA për t’i folur publikut në Tetovë

    Filmi që do të shfaqet sonte (19:30) në Qendrën për kulturë në kuadër të TIFF ODA Tetovë është i kinematografisë turke. “Pema e heshtur” me regji të Faysal Soysal do të vjen sonte t’i flasë publikut në Tetovë për mesazhin dhe dramaturgjinë sociale që mbart filmi, shkruan Nistori.

    Luajnë
    Serdar Orçin
    Sezin Akbaşoğulları
    Ali Mert Yavuzca
    Kübra Kip
    Şebnem Dilligil

    Kohëzgjatja
    118min

    Sinopsis
    Hajati është një mësues letërsie në një qytet të vogël dhe një autor i suksesshëm, i cili përpiqet i pafuqishëm të qëndrojë në të kaluarën e tij: martesën e tij të shkatërruar, nënën e tij plakë të sëmurë, një pemë arre të kalbur dhe kujtimin e babait të tij. Në vend që të vazhdojë me jetën e tij dhe të marrë kontrollin, ai i pranon në mënyrë pasive goditjet e saj dhe është i interesuar vetëm të gërmojë në të kaluarën, derisa zbulimi i tij e detyron atë të përballet me dobësinë e tij dhe t’i përgjigjet pyetjes: a është po aq mëkat të qëndrosh duarkryq duke parë se po ndodh e keqja, sikur ta bësh atë?

    TIFF ODA do të zgjatë deri më 31 gusht dhe hyrja është papagesë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nafta më e shtrenjtë se benzina

    Lajmi i rradhës

    Filmi nga Kosova “Luaneshat e kodrës” do të shfaqet para publikut tetovar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë