FNTT i jep çmimin e publikut komedisë “Allo Allo”

    Aktorët e komedisë “Allo Allo” / Fotografia: Nistori

    Nga pesë shfaqjet pjesëmarrëse në edicionin e 8-të në FNTT (Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Tetovës), çmimin e publikut e mori komedia “Allo Allo” me regji të Ilir Bokshit, shfaqe e teatrit të qytetit “Hadi Shehu – Gjakovë, shkruan Nistori.

    LUAJNË: BUJAR AHMETI, ALBULENA KRYEZIU BOKSHI, EDMOND HAFIZADEMI, BESFORT BERBERI, VLERA PYLLA, YLLKA LOTA, VLORA DERVISHI, VALMIR KRASNIQI, ALTINA KUSARI, EDMOND UKA, ARBLES KOMONI, VALON PALLASKA, YLBER MEHMETI

    Ass. Regjie: Myrvete Kurtishi/Përkthimi: Shkëlzen Berisha | Skenografia: Petrit Bakalli | Kostumografe: Alma Krasniqi | Muzika: Art Lokaj | Koreograf: Robert Nuha

    Rene dhe gruaja e tij kanë fshehur një pikturë të çmuar të vjedhur nga nazistët në një suxhuk të cilin e vendosin në qilarë, ku fshihen gjithashtu dy pilotë britanikë derisa rezistenca t’i riatdhesojë. Komunikimet me Londrën duke përdorur një radiolidhje që është e kamofluar si papagall, shtojnë sikletet e shumta që duron Rene. Lajmi se Fyhreri ka planifikuar të vizitojë qytetin, nxitë anëtarët e rezistencës franceze që ta planifikojnë kidnapimin e Hitlerit. A do të arrijnë ta kidnapojnë Hitlerin? Në këtë komedi do të dëgjoni një shqipe me theks francez, gjerman, italian dhe theks anglez. Kjo laramani e thekseve do të ju bëjë të qeshni me zë.

    Në këtë edicion pjesëmarrës ishin: Teatri i qytetit “Hadi Shehu”- Gjakovë me komedinë “ALLO ALLO”; Teatri shqiptar – Kumanovë me shfaqen “FLUTURIMI MBI TEATRIN SHQIPTAR”; Teatri Dramatik i Shkupit me shfaqen “Vernisazh”; Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” – Tiranë me shfaqen “GRUAJA E THYER”; dhe Teatri shqiptar për fëmijë dhe të rinjë – Shkup me shfaqen “KROKODILI”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rrahja brutale ndaj të burgosurve nga aksioni në Idrizovë

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: le të thotë qeveria çfarëdo date për zgjedhje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë