Gjykimi

    Esad Mekuli

    Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
    e fëmijëve tanë
    dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
    për ne-
    (Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i
    madh!)-
    dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet
    tona, shtërzimet’
    për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të
    mbërrimet tona…
    Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja
    -pos vorreve dhe padijes;
    kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija-
    si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!
    Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve
    tanë-breznitë,
    dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës
    së Re-dhe plot diell e dashni;
    do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me
    binduni fëmive të vetë
    si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja,
    fabrika dhe katunde…
    si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime-
    tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë…
    (Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çd! o gja, si me
    qenë mjeshtra çollakë,
    me pak dije po me shumë e shum vullnet…

    Lajmi Paraprak

    Shqetësimet e vjeshtës për shoferët

    Lajmi i rradhës

    Aggeler: pres të shoh kush do të fitojë në zgjedhjet presidenciale në ShBA

    Lajme tjera

    Ardhka marsi!

    Lulzim Haziri Ardhka marsi!Mugullojnë apo fshihen sythat nën degëFaji shkurtit sa ka qenë i butë apo i fortëSi…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë