Gjysmë-artistët

    Witold Gombrowicz (pjesë nga Ferdydurke)
    Përktheu: Edlira Lloha

    Më besoni; ka një dallim të madh ndërmjet një artisti i cili tashmë është realizuar dhe një tufë gjysmë-artistësh, çerek-profetësh, të cilët vetëm duhet të realizohen. Dhe, ajo që i shkon një artisti tashmë të përmbushur në të gjithë profilin e vet, tek ju ka një jehonë krejt tjetër.

    Ndërkohë, ju, në vend që të krijoni një koncept sipas masës suaj dhe sipas realitetit tuaj, zbukuroheni me pena te huaja dhe prandaj nuk jeni veçse aspirantë, përjetësisht dështakë, përjetësisht të vlerësuar me notën me të ulët kaluese, juve, shërbyes, adhurues dhe nderues të Artit, atij që juve ju ka lënë të prisni në paradhomë.

    Lajmi Paraprak

    ShBA-ja nuk mbështet asnjë marrëveshje që kërcënon sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Nuk do ta besoni se cili është sekreti për të arritur mirëqenien psikologjike

    Lajme tjera

    Kujtime egotiste

    Nga: Stendali (Marie-Henri Beyle)Përktheu: Verjon Fasho … Më 1817 njeriu që kam admiruar më së shumti për shkrimet e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë