I MIRË, PO PËR ÇFARË?

    picture-alliance/akg-images

    Bertolt Brecht

    Bëj përpara: po dëgjojmë
    Që je burrë i mirë.
    Nuk blihesh, mirëpo edhe rrufeja
    Që godet shtëpinë
    Nuk blihet.
    I qëndron asaj çfarë ke thënë njëherë
    E çfarë ke thënë?
    Je i drejtë, e thua mendimin tënd
    Cilin mendim?
    Je trim.
    Kundër kujt?
    Je i mençur.
    Për kë?
    Nuk përfiton për vete.
    Po për kë?
    Je një shok i mirë.
    Edhe i njerëzve të mirë?
    Tani dëgjo: e dimë
    Që je armiku ynë. Prandaj do të të vëmë
    Për muri. Por duke t’i ditur meritat
    Dhe tiparet e mira –
    Për një muri të mirë dhe do të të gjuajmë
    Me plumba të mirë të pushkëve të mira dhe do të të
    Varrosim me lopatë të mirë në një truall të mirë.


    Përktheu:
    Kujtim Shabani

    Lajmi Paraprak

    Letra e Biden-it | BDI dhe LSDM janë të zhytura në korrupsion

    Lajmi i rradhës

    Ministres serbe, Tepavçeviq i ndalohet hyrja në Kosovë

    Lajme tjera

    Popullit tim

    Poezi nga Esad Mekuli Deshta, shum’ kam dasht-dishrueqë me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhuntë ngrej…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë