Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Memedi në “Rruga Drejt”, duke komentuar urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan, Joe Biden për bllokimin e pasurive dhe ndalimin e hyrjes në SHBA të personave që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, tha se BDI, VMRO-DPMNE dhe LSDM janë të zhytura në korrupsion dhe se kjo paraqet bazë për pastrim të skenës politike në vend.
Më shumë dhe më pak korrupsion nuk ka, nuk ekziston në terminologji. Ka krim ose nuk ka krim. bashjkarisht të tri subjektet, VMRO-LSDM-BDI janë të zhytura në krim dhe korrupsion. Mendoj se pikërisht ky është momenti kur duhet të fillojë të pastrohet skena politike nga njerëz të këtillë”, tha mes tjerash Memedi.