INJORANCA

    Poezi nga: Philip Larkin
    Përktheu: Agron Shala

    E çuditshme të mos dish asgjë, të mos jesh kurrë i sigurt
    Për atë që është e vërtetë, e drejtë apo reale,
    Por i detyruar të thuash ndoshta apo kështu ndihem,
    Ose, epo duket se:
    Dikush duhet ta dijë.

    E çuditshme të jesh injorant për mënyrën si funksionojnë gjërat:
    Aftësinë e tyre për të gjetur atë që u duhet,
    Ndjesinë e formës dhe shpërndarjen e saktë të farës,
    Dhe gatishmërinë për të ndryshuar;
    Po, është e çuditshme.

    Madje edhe të kesh një njohuri të tillë – sepse mishi ynë
    Na rrethon me vendimet e veta –
    E megjithatë e kalojmë gjithë jetën në pasaktësi,
    Saqë kur fillojmë të vdesim,
    Nuk kemi asnjë ide pse.

    Lajmi Paraprak

    BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve dhe privatësisë

    Lajmi i rradhës

    Si të qëndroni të qetë kur fëmijët ju thonë se jeni prindër të këqij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë