INTERVISTË | Gëzim Azemi: Qëllimi pozitiv për jetën, artin dhe pikturën, më mba me këmbë në tokë

    Gëzim Azemi i lindur në Tetovë më 31.8.1984.Shkollën  fillore e kreu në SHF’’Istikball’’ Tetovë, shkollën e mesme në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” – Tetovë. Fakultetin e mbaroi në Universitetin e Tetovës, Fakulttei i Arteve, Dega-Pikturë. Kjo është ekspozita personale e katërt. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive edhe koloni artistike brenda dhe jashtë vendit.

    Nistori: E mbani mend pikturën e parë dhe si nisi rrugëtimi juaj në pikturë?    

    Gëzim Azemi: Piktura e parë ka qenë ne vitin 1998, ka qenë një lloj portreti që e kam bërë pa planifikim, ka qenë diçka e momentit.

    Nistori: Jeni preznatuar me ekspozitën e fundit “Classic 2”. A mund të na flisni më shumë rreth ekspozitës?

    Gëzim Azemi: Ekspozita  “Classic 2” ka qenë vazhdimësia e ekspozitës “Classic 1” domethënë ka të bëjë me portretet e muzikantëve dhe kompozitorëve që kam bërë një përmbledhje të kohës prej nga vitet 1.700 ndoshta duke filluar nga Johan Sebastijan Bah e deri tek koha tashme duke pikturuar edhe portretet e mizikantëve që janë prezent sot. Ekspozita u mbajt në Pallatin e Kulturës dhe u prezentova diku me 45 portrete dhe dhjetra maica në të cilat maica pikturat e mia ishin të printuara që është një risi për prezentimin e një ekspozite pak më ndryshe se të tjerat.Edhe pse edhe në “Classic 1” kisha veçmas portreteve kishte edhe një bagazh të madh të sendeve të vjetra qe kanë të bëjnë me muzikën që i ruaj unë që nga fëmijëria duke filluar nga disqet, instrumentet e vjetra edhe shumë sende tjera që si mbaj mend. Falënderim  të veçantë për organizatorët e Pallatit të Kulturës duke filluar nga drejtori z. Arlind Huseini deri tek drejtori artistik z.Shpëtim Selmani, dizajnerja znj.Jasmina Krstoska për bashkëpunimin, kështu që është një ndjenjë ndryshe kur ekspozita shoqërohet nga njerëz të thjeshtë që e duan artin deri tek akademikë dhe në veçanti artistë etj.

    Nistori: Çfarë keni pikturuar më së shumti vitet e fundit?

    Gëzim Azemi: Rrugëtimi im i pikturimit ka kaluar nëpër faza ose etapa.Në fillim nga perfundimi i studimeve kam pasur ekspozitën e parë me natyrë të qetë pastaj vazhdova me peizazhe ku në ekspozitën e dytë u prezentova me diku 40 peizazhe me imazhe nga vendi ku jetojmë dhe imagjinata,pastaj u shkëputa nga peizazhe t dhe e ndjeva të nevojshme se duhet të merrem me portretet ku u paraqita në vitin 2021 me ekspozitën e personale “Classic 1”  dhe “Classic 2” njëjtë një vazhdim i punës së portreteve, domethënë kohën e fundit jam marrë më tepër me portrete, mirëpo mos harroj se brenda periudhës gjithashtu merrem edhe me artin modern dhe atë bashkëkohor, pasi që njëkohësisht kemi klinetë të cilët kanë interesim për pikturat.

    Nistori: Cilat nga rrymat e artit bashkëkohor ju tërheq më së shumti?

    Gëzim Azemi: Arti modern abstrakt dhe ai bashkëkohor janë stile që ndoshta janë më prezent për momentin nëpër galeritë moderne botërore.

    Nistori: Nga piktorët që të kanë lënë mbresa të veçanta stili cilët janë dhe përse?

    Gëzim Azemi: Sa u përket piktorëve duke filluar nga Da Caravaggio, Da Vinci dhe Rembrandt-i etj. I ceka këta të tre pasi mendoj se pikturat e tyre kanë një përkushtim dhe mjeshtëri të madhe dhe shumë serioze në paraqitjen e realizimit të punës në pëlhurë.

    Nistori: Çfarë e bën një piktor të qëndrojë në këmbet e veta?

    Gëzim Azemi: Një piktor të qëndroj në këmbët e veta e bën, ndoshta shumica e artsitëve arijnë në jetë duke punuar dhe sakrifikuar me një qëllim dhe shpresë që një ditë do të arrijë secili piktor aty ku meriton. Dmth në këmbë e mban puna, qëllimi pozitiv për jetën artin dhe pikturën.

    Nistori: Cili është mesazhi juaj për piktorët e rinj?

    Gëzim Azemi: Mesazhi im për piktorët e rinj mos dëgjojnë askënd nëse kanë talent të punojnë sa më shumë dhe të bëjnë atë që ndjejnë më së shumti pra të jenë vetvetja.

    Lajmi Paraprak

    70 për qind e nxënësve të klasës së nëntë janë regjistruar në shkolla profesionale

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Unë nuk dua të jem pjesë e Europës, sepse dua të mbetem maqedonas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë