70 për qind e nxënësve të klasës së nëntë janë regjistruar në shkolla profesionale

    “Mëso me mençuri, puno profesionalisht”, sivjet tingëllon johëse për një numër të madh të nxënësve të shkollave .filloreqë në vjeshtë fillojnë një kapitull të ri, shkollën e mesme. Madje 7.698 nxënës nga afati i parë i regjistrimit sivjet, janë me vendim të fuqishëm që të regjistrohen në shkollë të mesme profesionale, shkruan Meta.mk.

    Kundrejt tyre, 3.971 do të ndjekin arsimin në gjimnaze, që është pothuajse për gjysmë herë më pak se interesi i shprehur për arsimin profesional. Kjo rritje e shifrave sigurisht që është meritë e programeve projektuese disavjeçare për avancim të programeve në shkollat profesionale,m por edhe pranim të mundësiveqë më vonë çojnë deri në përmbushje të nevojave të duhura në tregun e punës.

    Disa nga shkollat ​​profesionale, magnet për nxënësit e klasës së nëntë

    Në vitin 2018 në Shkollën e Mesme Elektroteknike të Qytetit të Shkupit “Mihajlo Pupin” kanë mësuar 614 nxënës. Sot, me përfundimin e afatit të dytë, numri i nxënësve të regjistruar është 915. Këto të dhëna për Meta.mk i ndan drejtori i shkollës, Dimitar Gjorgjiev.

    “Interesimi për shkollën tonë është rritur, me shifra që mund të jenë më të lartat në të gjithë vendin. Vitin e kaluar kemi pasur rreth 150 nxënës të regjistruar për elektroteknik për teknologji kompjuterike dhe automatizim në gjuhën maqedonase, kurse këtë vit 182, që është rekord në këtë profil që nga prezantimi i tij. Ky është ndoshta profili më popullor”, thotë Gjorgjiev.

    Sipas tij, ky drejtim nuk duhet të mësohet në shkolla ​​ku ka disa profesione të ndryshme, sepse kërkon disa kushte për një mësim të mirëfilltë.

    “Është mirë të ketë konkurrencë, por nxënësit e interesuar duhet të ofrohet edhe cilësi. Megjithatë, asnjë shkollë tjetër nuk ka stafin e nevojshëm për profilin dhe laboratorët siç i ka ‘Mihajlo Pupin’. Digjitalizimi në botë dhe shoqëri është vendimtar që ky profil të jetë në krye dhe ndër më të kërkuarit nga nxënësit e klasës së nëntë. Të gjitha shkollat ​​profesionale duhet të fusin risi, të investojnë në infrastrukturë dhe në pajisjet më moderne të mësimdhënies, të realizojnë bashkëpunim më të madh me kompanitë, të investojnë në nxënës, të kenë shkëmbime me vende të tjera etj., shpjegon drejtori dhe shton se nga këndvështrimi i sotëm, “Mihajlo. Pupin” vazhdimisht përpiqet t’i ofrojë sa më shumë gjërat e përmendura, gjë që, siç shpjegon ai, është e dukshme për nga numri i nxënësve që aplikojnë vit pas viti.

    Çelësi për përcaktimin e nxënësve është dallimi kryesor mes arsimit në gjimnaze dhe atij profesional, që sipas Gjorgjievit ofron më shumë mundësi, zeje, të ardhme dhe prosperitet.

    “Gjimnazet ofrojnë diçka tjetër. Realisht, interesimi është akoma më i madh për gjimnazet, por nga viti në vit arsimi profesional po merr gjithnjë e më shumë vrull, kryesisht për shkak të kërkesës së madhe nga kompanitë dhe mungesës së stafit në tregun e punës. Megjithatë, në fund të fundit, nxënësit vetë e zgjedhin të ardhmen e tyre. Shpresoj një numër i madh i tyre t’i realizojnë ëndrrat”, thotë drejtori Gjorgjiev.

    Jashtë kufizimeve të numrave, “gjimnazistët” dhe “profesionistët” e ardhshëm me pikëpamje të kundërta

    Këndvështrim të ngjashëm si drejtori i shkollës “Mihajlo Pupin”, por me një këndvështrimin e brezave të tjetër, ka edhe nxënësja Jana Simoska, e cila e sheh të ardhmen e saj pikërisht në atë që duket të jetë një nga drejtimet më të njohura në shkollat ​​profesionale, teknik elektrik për teknologjinë kompjuterike dhe automatikë.

    “Qysh e vogël jam e rrethuar me kompjuterë dhe teknologji të tjera të informacionit, ndërsa edhe sot, ajo është shumë e rëndësishme për çdo pjesë të jetës. Gjithmonë kam pyetur dhe kam hulumtuar. Prandaj, mendoj se mund t’i realizoj dëshirat e mia në shkollën e mesme profesionale “Mosha Piade”, Tetovë”, thotë Simoska.

    Sipas saj, arsimi profesional është një zgjedhje më premtuese pasi, siç thotë ajo, i jep mundësi nxënësit të fitojë njohuri specifike nga një profesion të caktuar.

    “Pres që në këtë shkollë të mesme profesionale të fitoj njohuritë dhe aftësitë që janë të nevojshme për profesionin tim të ardhshëm”. Shpresoj që përveç përvetësimit të njohurive teorike, të kemi mundësi t’i zbatojmë edhe në praktikë”, thotë nxënësja e ardhshme në SHMKP “Mosha Piade”.

    Simoska vë në pah se shkollat e mesme profesionale në krahasim me gjimnazet ofrojnë një spektër më të gjerë për profesion të mëtejshëm.

    “Pas mbarimit të arsimit profesional, keni dy mundësi: nëse nuk dëshiron ose nuk mund të vazhdosh arsimin, ke profesion me të cilin mund të gjesh punë menjëherë, kurse nga ana tjetër, nëse dëshiron, mund të vazhdosh studimet në një nga fakultetet. Nga ana tjetër, pasi mbaron shkollën e mesme, nëse nuk e vazhdon fakultetin, mundësitë për të zgjedhur vend pune janë të kufizuara”, thotë nxënësja katërmbëdhjetëvjeçare.

    “Megjithatë”, shton ajo, “më e rëndësishmja është që secili të zgjedhë atë që dëshiron të bëjë, të zgjedhë profesionin në të cilin do të ndjehet më së miri”.

    Mendim krejtësisht tjetër paraqet Tamara Naumovska nga Manastiri; e cila është e vendosur që rrugën e saj arsimore ta kalojë me këpucë të gjimnazit, për të cilat siç thotë ajo do të ketë zgjedhjen t’i ndryshojë sipas dëshirës pa i imponuar vetes një profesion të caktuar.

    “Që në klasën e 6-të, kur fillova të mendoj për arsimin e mesëm, desha të regjistrohem në gjimnazin “Josip Broz-Tito” – Manastir, sepse mendoja se ajo që mendoja se doja të ishte profesioni im i ardhshëm, në në të ardhmen mund të ndryshojë”, thotë Naumovska, e cila këtë vit përfundoi klasën e nëntë në SHF “Dr.Trifun Panovski” në Manastir.

    Ajo beson se dëshirat që kanë nxënësit në moshën 14 apo 15 vjeçare ka shumë gjasa të ndryshojnë pas 4 vitesh arsim të mesëm dhe për këtë arsye mendon se gjimnazet mund të hapin shumë më tepër mundësi dhe hapësirë ​​për ndryshimin e qëndrimeve dhe dëshirave.

    “Mendoj se gjimnazet ofrojnë njohuri nga më shumë fusha, në krahasim me shkollat ​​profesionale, ndërsa në gjimnaze ka më shumë hapësirë ​​për ndryshimin e vendimit për profesionin e ardhshëm”, thotë Naumovska.

    Reformat e kurrikulave në shkollat ​​e mesme profesionale filluan të plotësohen në mënyrë aktive që në vitin 2019. Që nga ajo kohë, në postin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës u ndërruan tre persona, por punohej drejt një qëllimi – nxitja e interesit për regjistrim në ndonjë shkollë me drejtim të paracaktuar në një profesion të caktuar.

    Përkundër kësaj, gjimnazi mbetet i popullarizuar në mesin e nxënësve të klasës së nëntë, por shembulli i fundit me provimin pranues në gjimnazin e Shkupit “Orce Nikollov” e ngrit çështjen se sa efektiv është shkollimi në gjimnaz, në procesin e ndërtimit të profileve të mira arsimore?

    Rezultatet e provimit pranues javën e kaluar treguan se edhe pse 337 nxënës me rezultat super të shkëlqyeshëm kanë aplikuar për 285 vende të lira, shumë pak prej tyre realisht përfaqësojnë suksesin “me pesëshe”. Pas testimit të 292 nxënësve super të shkëlqyeshëm, vetëm 11 prej tyre kanë arritur të marrin pesëshe.

    Lajmi Paraprak

    RMV, 739 ndërtime pa leje vetëm në vitin 2021

    Lajmi i rradhës

    INTERVISTË | Gëzim Azemi: Qëllimi pozitiv për jetën, artin dhe pikturën, më mba me këmbë në tokë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë