Mickoski: Unë nuk dua të jem pjesë e Europës, sepse dua të mbetem maqedonas

    “Këtu nuk ka politikë, këtu ka vetëm një parti, ajo është Maqedonia dhe këtu janë njerëz nga të gjitha partitë politike, por edhe ata që janë të pavendosur dhe që ditë-netët e kaluara kanë bërë shumë rezistencë në rrjetet sociale publikisht, por edhe në shoqërinë e bashkëmendimtarëve të tyre”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski para Qeverisë, ku sot u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj propozimit francez, përcjell Nistori.

    “Ajo që dua të them është se sot Maqedonia po zgjohet dhe të gjithë ata që duan t’i japin fund Maqedonisë për një ose dy ditë nga sot, këtë nuk do t’ua harrojë populli maqedonas dhe qytetarët maqedonas. Ne nuk kemi nevojë për Europën nëse duhet të asimilohemi. Nuk dua të jem në Europë, sepse kam të drejtë të jem një maqedonas që flet gjuhën maqedonase dhe që lufton për Maqedoninë e tij dhe për identitetin e tij, për kulturën e vet, për historinë dhe trashëgiminë e saj. Këtë dua të porosis sot dhe këtë po porosisin këta dhjetëra mijëra qytetarë me javë të tëra nga ajo ngjarje madhështore e 18 qershorit”

    “Atyre në Qeveri dua t’i porositi se nuk më intereson mesazhi i Edi Ramës, mua më intereson mesazhi i këtyre mijëra njerëzve. Dhe kjo është një JO për propozimin e fundit. Do të presim nëse Europa nuk është e gatshme të na presë ne, maqedonasit e qytetëruar, mënyrë të qytetëruar dhe dinjitoze aty ku e kemi vendin, që është në Europë, do të presim kur të vijnë njerëz që ata e kuptojnë atë që duam të themi sot, që është Maqedonia në radhë të parë, identiteti maqedonas para së gjithash”, shtoi Mickoski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    INTERVISTË | Gëzim Azemi: Qëllimi pozitiv për jetën, artin dhe pikturën, më mba me këmbë në tokë

    Lajmi i rradhës

    “Tastierave të paguara”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë