JU KUJTOHET PËRRALLA PËR MBRETIN LAKURIQ…

    Hans Kristian Andersen

    Na ishte njëherë një mbret dhe një mbretëri. Mbreti kishte oborrtarët dhe shërbëtorët e tij, po ashtu kishte edhe pasuri të cilën e kishte marrë nga mbretëria dhe populli i tij që jetonte në varfëri.

    Po afrohej festa e mbretërisë së tij. Mbreti kishte vendosur që atë ditë të vishej më bukur se çdoherë gjatë jetës. Kishte kërkuar rrobaqepësit më të mirë, më të njohur nga e gjithë mbretëria, por nuk ishte i kënaqur. Nisi të kërkojë edhe nëpër botë.

    Një ditë në oborrin e tij mbretëror u paraqiten tre rrobaqepës të cilët kishin dëgjuar se mbreti po i kërkonte rrobaqepësit më të mirë të botës.

    I thanë se po vinin nga një vend i largët. Se do t’i qepnin rrobat më të bukura që s’i ka asnjë mbret në botë …

    Mbreti u gëzua shumë kur i dëgjoi, ja tha tani i gjeta. Unë do të vishem dhe do të bëhem mbreti më i bukur nga të gjithë mbretërit e botës dhe gjithë bota do të më njohë dhe do të dëgjojë këtë …

    Ju siguroi rrobaqepësve mëndafshin më të bukur, më të mirë dhe me të shtrenjtë … Dhe tre rrobaqepësit filluan punën, punonin natë e ditë, që mbretin e tyre ta bënin të lumtur me rrobat që do t’i qepnin ata. Kaluan javë, muaj të tërë, por rrobat nuk ishin gati .

    Mbreti po priste me padurim që t’i vishte rrobat që s’i kishte askush në botë. Dhe erdhi dita e madhe, dita kur ai do të bëhej i bukur si asnjëherë më parë. Dita kur do të festonte dhe do të gëzonte në ditën e Mbretërisë së tij .

    Shkoi te rrobaqepësit me ndihmësit dhe shërbëtoret e tij, ndërsa rrobaqepësit bënë sikur i nxorën nga arka e artë rrobat prej mendafshi, e zhveshën mbretin dhe filluan t’ia veshin rrobat e reja …

     – Këto thanë ata, janë nga mëndafshi më i shtrenjtë, janë shumë të holla, saqë ti o i madhi mbret nuk do t’i ndjesh fare në trup, dhe bënë sikur ia veshën …

    Mbreti i lumtur u kthye kah ndihmësit dhe shërbëtoret e tij.

    -Hë, tha si dukem tani, a dukem tamam Mbret ?!

    Ata u panë njëri me tjetrin, dhe s’u besuan syve të tyre, sepse mbreti ishte lakuriq, nuk kishte të veshur asgjë …

    Tre rrobaqepësit, në të vërtetë ishin tre mashtruesë, të cilët kishin vendosur të pasurohen nga ajo që iu afronte mbreti…

    – Ndihmësit dhe shërbëtoret shikuan me dyshim,por askush nuk kishte guxim t’i thoshte mbretit se është lakuriq …

    Erdhi koha që mbreti të parakalonte nga pallati i tij mbretëror në rrugët e qytetit , ku ishte mbledhur i gjithë populli që ta shihte nga afër mbretin dhe rrobat e tij për të cilat flitej në tërë mbretërinë …

    Mbreti krenar po parakalonte para turmave të njerëzve të cilët ishin mbledhur ta shohin …dhe atëherë populli i shkretë e pa se mbreti i tyre i dashur ishte lakuriq, por këtë nuk kishte guxim ta thoshte askush.

    Por vetëm një fëmijë kur e pa ashtu, guxoi e tha.

    -Mbreti qenka lakuriq !!!

    Dhe atëherë mbreti e pa se vërtet kishte qenë lakuriq…

    Lajmi Paraprak

    Policia arrestoi qytetarin nga Prilepi, drejtonte veturën plotësisht i dehur

    Lajmi i rradhës

    Pse është e rendësishme të zgjidhni këpucët e duhura kur vuani nga reumatizma

    Lajme tjera

    Biri im!

    Mësoje një këngë,Të paktën një,…Sikur …Dhe keq ta këndosh. Shaji këpucët,Këmbët mallkoji,Sikur …Për një hap të rëndë. Farën…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë