Konkursi i pestë rajonal për tregim të shkurtër, mund të konkurroni deri më 1 qershor

    Është hapur konkursi i pestë për tregim të shkurtër Biber. Tregimet e shkurtra mund t’i dërgojnë autoret dhe autorët që shkruajnë në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip; autorë të afirmuar dhe ata që nuk kanë botuar punime deri më sot.

    Tema e konkursit

    Tema e konkursit është e zgjeruar, sikurse në konkursin e kaluar. Përveç tregimeve të cilat tematizojnë pajtimin në kontekstin e pasojave të luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëviizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë.

    Konkursi mbetet i hapur deri më 1. 06. 2022.

    Autorët/et e tri tregimeve më të mira do të shpërblehen me këto çmime:
    1. çmimi i parë 800 euro
    2. çmimi i dytë 600 euro
    3. çmimi i tretë 400 euro

    Së paku njëzet punime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe. Juria përbëhet nga Lejla KalamujiqKalina Maleska dhe Olja Saviçeviq Ivançeviq. Vendimi i jurisë do të bëhet publik në nëntor 2022.

    Konkursin e organizon ekipi Biber me mbështjen e Qendrës për Veprimt të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

    “Me këtë konkurs dëshirojmë t’i japim kontribut kulturës së përkthimit dhe të botimit të autoreve dhe autorëve fqinjë, si dhe t’i mbështesim autoret dhe autorët e angazhuar që të vazhdojnë të ndikojnë në ndryshimet shoqërore.” – thonë nga Biber. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MAQEDONIA NË 2021 – kryeministër për një përdorim, viti i tragjedive, premtime në ajër

    Lajmi i rradhës

    Shtrenjtimi i rrymës do të varfërojë edhe më tej qytetarët e RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë