Kryevepra e artit francez shitet për shifrën marramendëse

    Një pikturë e cila ndodhej në një famlije franceze, u zbulua se është një nga kryeveprat më të rëndësishme të artit francez dhe u shit të dielën për një shifër marramendëse.

    Bëhet fjalë për pikturën e quajtur “Filozofi lexues” nga mjeshtri francez, Jean-Honoré Fragonard, e pikturuar rreth vitit 1768, e cila u shit për 7 milionë euro.

    Piktura u zbulua rastësisht nga një ekspert ankandesh që duhet të vlerësonte sendet e një apartamenti në qytetin e Eparnay dhe familja as nuk e kishte renditur të sendet me vlerë. Por dyshimet e profesionistit rezultuan fatlume dhe analiza specifike zyrtarizoi zbulimin e madh.

    Fragonard cilësohet si nga mjeshtrit e stilit Rococo dhe veprat  e tij më të njohura, ndodhen në muzetë më të njohur të botës.

    Kjo vepër është nga veprat e fundit të piktorit, dhe tregon periudhën më meditative edhe pse “energjia e penelit të tij është njëjta”, sipas kritikëve.

    Lajmi Paraprak

    Shkaktarët e fshehur të migrenës

    Lajmi i rradhës

    ASH dhe AA: MPB po rrezikon shëndetin e qytetarëve të cilët presin për dokumenta personale

    Lajme tjera

    TRIMA ME TASTIERË

    Xhevdet Bajraj (Angelus Novus, 2023) Në betejë o trimanxitoni në betejëdhe mos i kurseni tastierat E muama sillni…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë