ASH dhe AA: MPB po rrezikon shëndetin e qytetarëve të cilët presin për dokumenta personale

    Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për radhët dhe pritjet e gjata të qytetarëve para ndërtesës së MRTV-së në Shkup, ku bëhet fotografimi i qytetarëve për dokumentet e udhëtimit.

    Zëdhënësi i ASH-së, Shefik Duraku, tha se papërgjegjësia e MPB-së po rrezikon shëndetin e qytetarëve të cilët presin me orë të tëra në temperatura të larta. Duraku tha se nga 24 kabina sa është kapaciteti i plotë i këtij objekti ku bëhet fotografimi i qytetarëve, punojnë vetëm 4.

    “Ndodhemi para ndërtesës para hyrjes kryesore të RTVM-së, ku qytetarët aplikojnë për dokumentet e udhëtimit. Nga ajo që shihet këtu janë radhët e gjata të qytetarëve, në temperature të larta që presin nga 3 apo 4 orë për të aplikuar për dokumente personale. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa para disa ditësh ka denoncuar këtë rast me MPB-ja me apel për të ndërmarrë diçka që të evitohen këto radhë të gjata, sidomos në temperaturat e lartë të ditëve të fundit. Prandaj, sot jemi këtu për të thënë se u vërtetua ajo për të cilën ne tërhoqëm vëmendjen ditë më parë, por besoni se ky nuk është varianti më i keq”.

    “Ajo që do të ndodh pas 1 korrikut kur do të fillojnë të vijnë kurbetqarët, kjo radhë që i shihni sot do të jetë të pakta në krahasim me ato që do të ndodhin. Nga infomacionet që i kemi siguruar ne, arsyeja e këtyre kolonave të gjata është kryesisht papërgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga 24 kabina që është kapaciteti i plotë i këtij objekti ku bëhet fotografimi i qytetarëve për dokumente personale, punojnë vetëm 4. Arsyet janë se ka probleme teknike, d.m.th teknike që është e prishur, e pa servisuar dhe mirëmbajtur. Por, është edhe mungesë e personelit dhe punëtorëve. Prandaj apeli jonë deri te MPB-ja është që të mbajë përgjegjësi për këtë papërgjegjësi në këtë rast sepse po e vënë në rrezik edhe shëndetine e qytetarëve”, tha zëdhënësi i ASH-së, Shefik Duraku.

    Lajmi Paraprak

    Kryevepra e artit francez shitet për shifrën marramendëse

    Lajmi i rradhës

    Paralajmërimi i shkencëtarëve: Toka tani mban dy herë më shumë nxehtësi se më 2005

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë