“Kur bien pemët e mëdha”

    Maya Angelou

    Shkëmbinjtë në distancë, kodrat rrëqethen
    Luanët ulen poshtë
    Në lëndina të gjata.
    Edhe elefantët madje,
    Rendin pas sigurisë.
    Kur bien pemët e mëdha
    Në pyje
    Gjërat e vogla tërhiqen në heshtje
    Shqisat e tyre
    Gërryhen përtej frikës.
    Kur vdesin shpirtrat e mëdhenj
    Ajri rreth nesh bëhet
    I lehtë, i rrallë, steril.
    Ne marrim frymë shkurtimisht,
    Sytë tanë, shikojnë
    Shkurtimisht
    Me një qartësi të dhimbshme
    Kujtesa jonë papritur mprehet
    Heton
    Gërmis fjalët e mira
    Të pathëna
    Ecjet e premtuara
    Që s’u bënë kurrë…
    Shpirtrat e mëdhenj vdesin dhe
    Realiteti ynë, i lidhur me to
    Ndahet prej nesh.
    Shpirtrat tanë
    Varen nga natyra e tyre
    Tani tkurren, fishken.
    Mendjet tona, të formuara
    Dhe informuara nga rrezatimi i tyre
    përmbysen.
    Ne nuk jemi dhe aq të çmendur
    Por të nënshtruar ndaj injorancës së pashqiptuar
    Të shpellave të terrta, të ftohta.
    Dhe kur vdesin shpirtrat e mëdhenj
    pas njëfarë kohe çerdhon paqja
    Ngadalë dhe gjithmonë
    Në mënyrë të parregullt.
    Hapësira mbushet me
    një lloj vibrimi elektrik.
    Shqisat tona, të restauruara
    Që nuk do të jenë më kurrë të njëjtat
    Na pëshpërisin.
    Ato ekzistonin. Ato ekzistonin.
    Ato mund të jenë. Të jenë dhe të jenë më mirë
    Sepse ato kanë ekzistuar. /bota.a

    Lajmi Paraprak

    Operacionet sjellin rreziqe afatgjata në shëndetin e trurit

    Lajmi i rradhës

    BE-ja kërkon mundësi ligjore për të ndaluar importin e gazit rus

    Lajme tjera

    “Lamtumirë”

    Robert Burns E dashur, lëri orët e ndarjes të pikojnë vetminë mbi ne,le të numërojmë çastet e humbura të vetëm,dhe shpirtrat le ta kuptojnë nëse…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë