KY ËSHTË LEKSIONI QË KE HARRUAR

    Poezi nga: Jack Kerouac
    P
    ërktheu: Fadil Bajraj

    Çfarë emri t’i japim asaj që nuk ka
    emër, materies së përbashkët të përjetshme të mendjes?
    Po ta quanim esencë, disa do të mund të kujtonin se kjo ka
    të bëj me parfum, ose flori, ose para. Ajo bile nuk është as
    mendje. Ajo bile as nuk është e diskutueshme, as nuk mund të
    bashkohet në fjalë; ajo bile nuk është as e pafundme, në të vërtetë
    nuk është bile as misterioze as e fshehtë e pashpjegueshme; është
    ajo që është; ajo është kjo. Lehtë do të mund ta quanim
    amshim i artë “Këtë”. Ama “çfarë ka në emër?” pyeste Shakespeare.
    Amshimi i artë nën një emër tjetër do të ishte po aq i këndshëm.
    Një Tathagata, një Zot, një Budë me emër tjetër, një Allah, një Sri
    Krishna, një Kojot, një Brahma, një Mazda, një Mesi, një Amida,
    një Amida, një Maitreja, një Palalakonuh,
    1 2 3 4 5 6 7 8 do të ishte po aq i këndshëm. Amshimi i
    artë është X, amshimi i artë është A,
    amshimi i artë është ∆, amshimi i artë është О,
    amshimi i artë është ☐, amshimi i artë është
    a-m-sh-i-m i a-r-t-ë. Në fillim
    ishte fjala; para fillimit, në
    pafundësinë e pafillimtë të pafundme, ishte
    esenca. Hem fjala “Zot” hem esenca
    e kësaj fjale janë boshllëk. Formë e boshllëkut
    që është boshllëk që ka marrë formë nga forma,
    është ajo që sheh dhe që e dëgjon dhe e që e ndien bash tash, dhe
    atë që shijon dhe që nuhat dhe që mendon derisa lexon
    këtë. Prit pakëz, mbylli sytë, lëre frymëmarrjen
    të ndalet për tre sekonda ose njashtu diçka, dëgjoje
    qetësinë e brendshme në mitrën e botës, lëri
    duart dhe skajet e nervit të relaksohen, rinjihe
    lumnimin që ke harruar, boshllëkun dhe
    esencën dhe ekstazën e asaj që ke qenë ndonjëherë dhe
    që do të jesh gjithmonë amshim i artë. Ky është
    leksioni që ke harruar.

    Lajmi Paraprak

    Kosova pajtohet t’u ofrojë lehtësira të përkohshme qytetarëve serbë në Ligjin për të huaj

    Lajmi i rradhës

    Shoqëria që kërkon fajtorë, por jo zgjidhje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë