“Dashuri e vështirë”

    Dritëro Agolli

    Ti në kanape tani dremit
    Ndofta gjumi ende s’të ka zënë,
    Abazhuri mbi qerpikë ndrit
    Libri nga gishtërinjtë të ka rënë.

    Para teje ndal mendimi im:
    Jemi dashuruar edhe sharë
    Jemi ndarë shpesh në udhëtim,
    Por drejt njeri-tjetrit kemi ngarë.

    Dhoma hesht e rruga larg gjëmon
    Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë
    Unë, ndonëse pi dhe mogadon,
    Mezi fle, se jam njeri pa gjumë.

    Të kam pasur ëndërr çast e orë,
    Ëndërr të trishtuar dhe të mirë
    Po të jem vërtetë një Pitagorë
    Ti je teorema më e vështirë…

    Lajmi Paraprak

    Policia Financiare tregon se me urdhër të kujt ka kryer kontroll në komunën e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Nuk arrihet marrëveshje ndërmjet Zaevit dhe Gashit | Bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme

    Lajme tjera

    Koka bën e koka vuan

    Ali Asllani Ç’ke moj zemër që rënkon!Njëher’ varet trikollari, herën tjetër kryq i thyer…Paska rar’ hallva prej qielli…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë