Nuk arrihet marrëveshje ndërmjet Zaevit dhe Gashit | Bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme

    Nuk ka marrëveshje për koalicionim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi.

    “Sigurisht se zgjati takimi. Ishte takimi i parë… Biseduam për bashkëpunimin eventual në qeverinë e ardhshme në të cilën, partnerët aktual i ftojmë ata që të na bashkëngjiten në Qeveri. Porosia e parë që e dërguam tek ata është se Maqedonia e Veriut është para një vendimi të rëndësishëm dhe ai është pritshmëria që në dhjetor, të arrijmë synimin shumëvjeçar dhe ai është – miratimi i kornizës negociuese në Samitin për punë të përgjithshme dhe ta caktojmë seancën e parë ndërqeveritare, gjegjësisht të fitojmë datën për nisjen negociatave”, tha Zaev.

    Kryeministri Zaev mbas takimit me Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi theksoi se ka shumë gjëra të rëndësishme që duhej të ktheheshin. Koalicioni i ardhshëm munë të bazohet në parimet programore.

    “Ne folëm për shumë gjëra të rëndësishme që duhej të ktheheshim. Koalicioni eventual i ardhshëm do të bazohet në parimet programore, gjë që është pozitive”, shtoi Zaev.

    Ai theksoi se ka rajone të pazhvilluara të cilat duhet të shqyrtohen siç është rajoni i Likovës. Zaev shtoi se bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme.

    Lajmi Paraprak

    “Dashuri e vështirë”

    Lajmi i rradhës

    A mund të konkurrojë SHBA-ja me Kinën, dhe në të njëjtën kohë të shpëtojë planetin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë