‘Jetojmë të dy në një qytet, dhë rrallë shihemi sa rrallë’

    Ismail Kadare

    Ca pika shiu ranë mbi qelq.
    Për ty unë befas ndjeva mall.
    Jetojmë të dy në një qytet,
    Dhe rrallë shihemi sa rrallë

    Edhe m’u duk pak e çuditshme
    Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
    Qiejt e ngrysur pa lejleke
    Dhe shirat pa ylber në mes.

    Dhe thënia e vjeter e Heraklitit
    Seç m’u kujtua sot për dreq:
    “Te zgjuarit jane bashkë në botë,
    Kurse të fjeturit janë veç”.

    Në ç’endërr kemi rënë kaq keq,
    Që dot s’po zgjohemi valle?…
    Ca pika shiu ranë mbi qelq
    Dhe unë per ty seç ndjeva mall.

    Lajmi Paraprak

    Milani synon blerjen e tre top sulmuesve nëse ndryshojnë pronësi

    Lajmi i rradhës

    Shaqiri apel për mësimdhënësit: Nxënësit kanë nevojë për ju që t’i përgatisni për regjistrime

    Lajme tjera

    Fyelli

    Naim Frashëri Pa dëgjo fyellin ç’thotëTregon mërgimet e shkreta,Qahet nga e zeza botëMe fjalë të vërteta. Që kur…
    Më tepër

    Shpresa

    Lea Ypi The Guardian Shumica e njerëzve mendojnë se Shpresa qëndron diku mes një dëshire dhe një besimi,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë