BFI njofton për kushtet e Haxhit 2022

    Qabja

    Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, duke u bazuar në njoftimin e Ministrisë së Haxhit të Shteteve Arabe, lidhur me kushtet për regjistrim për Haxhin 2022, apelon deri te besimtarët që kanë vendosur ta kryejnë kushtin e pestë islam – haxhin, të paraqiten në Muftinitë përkatëse dhe të dorëzojnë dokumentacionin e duhur për regjistrim.  

    Kushtet për regjistrim janë:
    1. Të jenë nën moshën 65 vjeçare (të lindur para datës 30.06.1957)
    2. Të jenë të vaksinuar me dy vaksina kundër Covid-19
    3. 72 orë para udhëtimit, ta kenë testin PCR

    “Bashkësia Fetare Islame veç më ka filluar organizimin e haxhit 2022 dhe numri i haxhinjve të sivjemë është i kufizuar, andaj në afat sa më të shkurtër regjistrohuni nëpër Muftinite përkatëse.
    Muftinitë e Bashkësisë Fetare Islame, këtë xhuma (06.05.2022), përmes nëpunësve fetarë nëpër xhami të bëjnë apel për regjistrimin e kandidatëve të sivjemë që kanë shprehur interesim për haxh” thuhet në njoftimin e BFI-së.

    Përndryshe, dy vitet e kaluara besimtarët nuk kanë mundur të kryejnë shërbimin e haxhit, përshkak të pandemisë globale Covid-19.

    Lajmi Paraprak

    “Kam nisur të të ngjaj, nënokja ime”

    Lajmi i rradhës

    Ganiu: Nuk mund ta ndalojmë ndërtimin e ndërtesës përball xhamisë së Çairit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë