Mbramja asht’ larg

     Martin Camaj

    Mbramja ashtë larg
    e ti je atje mbi kodër të blerueme
    ku gurzit që bashin zhurmë
    i përpiu dheu.

    Ti je atje me të bijën e heshtjes
    e me shoqe tjera e mendon për mue.
    Unë jam në detin e tingujve

    e ndër gjujt e mij ndieva
    peshen e tramit tue u ndalue me turr.
    Mandej i lëshova vendin një të vjetri
    e mes tallazit të krahve thashë:
    mbramja ashtë larg e ti andej lumit.

    Heshtja prek qiellin me dorë
    E ti atje mbi kodër të blerueme
    njeh gjurmët e diellit npër qiell.

    Lajmi Paraprak

    Aeroporti i Shkupit “vërshohet” nga udhëtarët

    Lajmi i rradhës

    Escobar: Pavarësia energjetike, e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    “Njerëzit”

    Dritëro Agolli Ka njerëz që ecin me këmbë,Ka që me këmbë të shtypën;Ka njerëz që hanë bukë me dhëmbë,Ka që me dhëmbë të mbytën. Ka njerëz që puthen me…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë