MES TOKËS DHE QIELLIT

    Bardhyl Zaimi

    Nga taverna e restorantit qyteti dukej si një pikturë realiste e punuar nga një piktor amator që e verdha i kishte shpëtuar me tepri mediokre. Po ndjeja një neveri nga kjo pamje që herë më trazonte të vjellurat. Arriija ta qetësoj veten duke e zhvendosur shikimin ndër fushat e heshtura që dukeshin se notonin në një mjegull mitike.

    Po tymosja duhan si zakonisht me ndjenjën e një keqardhjeje për shëndetin, qê herë-herë më kalonte në një keqardhje abstrakte dhe çuditshme për jetên. Një ngërç i brendshëm po më krijonte padurim sfilitës dhe më dukej se asnjëherê nuk do të shpëtoj nga kjo ndjesi. Ishte një padurim i kundërt me atê kur presim të dashurên, kur gjithë qenia jonë është në një ekzaltim drithërues jo i kësobotshêm. Ky padurim ishte krejt ndryshe, një gërryerje mizore që kërkonte përgjigje të shpejta për njëqind pyetje që tashmë ishin ngulur si gozhda në kokën time. Gjersa po vështroja matanë qytetin të derdhur në një kaos krupëndjellës zija përbrenda se si për një kohë kaq të shkurtër sa zgjaste njê jetë njerëzore mund t’iu jepeshin përgjigje gjithë këtyre pyetjeve-gozhda, të cilat më kishin ngallmuar nê një ferr të kësobotshêm.

    Gjithçka rreth e rrotull ngjante me një natyrê tê vdekur pa asnjê kuptim. Në fakt, saherë që kërkoja kuptime qenia ime zbrazej dhe ngjante me një kupë tê hedhur në mbeturina nga duar që nuk cakërojnê më gëzimet e jetës.

    E kisha dëgjuar saherê të thoshin njerëzit se jetës duhej dhênë një kuptim. Ky pohim tashmê më dukej njê idiotësi më vete, sidomos në kohën kur e kisha kuptuar se tê kërkosh kuptim është njësoj sikur të kërkosh formula të gatshme për jetên.Jo, unë tashmë po kërkoja diçka tjetër, si të shpëtoja nga këto kuptime të neveritshme që njerëzit i kishin paravendosur si abstraksione ngushëllimi për moskuptimin.

    Më duhej t’i rrefej gjërat, sepse vetëm kështu besoja se do ta vdirja padurimin tim që gjithnjë kërkonte përgjigje të sakta gati matematikore. Pikërish kjo saktësi e krijonte atë tension të brendshêm, atë shqetësim për tê përlligaritur fjalët në ekuacionin enigmatikë që krijonte realiteti me boshësinë e vetë dhe bota e fantazisê që kërkonte të shkëputej nga kthetrat mizore tê hijeve të objekteve kuturu që kishin mbirê si deformime tê pakorrigjueshme në luginën e mollëve, siç quhej ajo luginë që shtrihej para meje me groteskun e së tashmes dhe hiret e munguara të së kaluarës.
    Atëherë mendoja me vete se këtu nuk ka asgjë për të rrëfyer. Është një vend bosh, me njerëz bosh që jetojnë sajimin më mediokër të historisê. Një ndjesi mohuesr që shpesh më bënte të ndieja faj, si një njeri qê pasi ka sfiduar një kanon çfarëdo qoftë pendohet dhe kujton se ka bërë blasfeminê më të madhe të mundshme. Jo njëherë e kisha hedhur shikimin mbi këtë qytet të mallkuar qê nuk të ofron asgjë përveç depresionit, ndjenjës se je bashkëfajtor i zymtësisë dhe shfytyrimit monumental qê nuk ruan brenda vetes asnjë rrëfim përveç do thashethamnajave meskine qê treteshin në natën monotone pa asnjë meteorê dêshirash.Gjithnjë e më tepër po mendoja qê ky qytet nuk kishte një biografi dhe njerëzit që jetonin aty gjithashtu ishin pa biografi. E si mund të jetohet pa një biografi? Gjithçka në këtë qytet zgjaste 24 orë, pastaj çdo që fillonte përsëri e përsêri. Një jetë në një të tashme të përjetshme qê nuk kishte nevojë për shumë fjalë, për ekzaltime dhe as për ëndrra.Ah, êndrrat nuk ishin pjesë e këtij qyteti. Ky qytet kishte makthe të pashpjeguara që mbinin dhe zhdukeshin brenda 24 orëve.

    Shumë njerëz që konsideroheshin si të çmendur kishin provuar t’i flasin këtij qyteti, por ai iu ishte përgjigjur me indiferencën e zakonshme. Saherë që ndërmendja këtë të tashme murmuritëse të qytetit mendja më shkonte në kohët e kaluara. Vetëm në këto kohë ruheshin rrëfime që vinin të zbehta dhe pa ndonjë gjë për të na thënë. Një mik i imi që vuan gjithashtu nga padurimi njëherë më kishte thënë se qytetu që ne pretendojmë në fakt gjendej krejtësisht në një vend tjetër. Njerëzit qê shkonin në atê vend jo njëherë kishin ndjerë rrênkimet e rrënojave tê qyretit ku mbretëri të hershme kishin lënë pjesê nga trupi i vet. Ky qytet që ne e njohim është një sajesê, një zëvendësim për atë të lashtin qê dergjet nën rrënoja dhe qê ka një rrëfim për tê na thënë, më thoshte miku.Qê atêherê kam filluar të besoj se ky qytet është njê varr i ngritur në ajër që mbledh vazhdimisht heshtjet tona. Ky qytet më duket pa të kaluar dhe pa të ardhme. Mê duket si një vend ku e tashmja është e pêrhershme dhe ku njerëzit brenda 24 orëve harrojnê kush janê. Çdo mëngjes ata duhet të rikujtohen se kush janë, sepse ky qyet nuk e njeh rrëfimin. Tê rrêfesh do të thotë të kesh një kujtesë, ndërsa ky qytet nuk e ka.

    Gjithçka brenda këtij qyteti nuk ka një rrëfim. Nuk ka një rrëfim për tê kaluarên, për ëndrrat, për dashurinê. Gjithçka zgjat 24 orê dhe pastaj ripërsëritet fillimi.Siç mund të shihet ky qytet nuk ka shumë për të rrëfyer. Ky qytet nuk ka muze, arkiva, sepse jeton në të tashmën e përjetshme që mund tê pëshkruhet me shumë pak fjalë. Është si një bosh i madh i vendosur mes tokës dhe qiellit, mes të kaluarës dhe të ardhmes. Në fakt nuk është as e tashme, por një dimension tjetër i kohēs që quhet harresë.

    Lajmi Paraprak

    PËRLESHJE FIZIKE NË MAVROVË – personat e lënduar janë nga Kosova dhe Gostivari

    Lajmi i rradhës

    Avokati Naser Raufi konsideron si të padrejtë vendimin e Supremes për “Lagjen e Trimave”

    Lajme tjera

    Populli bardh e zi

    Azem ShkreliPopulli bardhezi Është krejtësisht e mundur të jetë i tillë edhe ky cilësim imi. Ani. Nga degë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë