PËRLESHJE FIZIKE NË MAVROVË – personat e lënduar janë nga Kosova dhe Gostivari

    Në pistat e skijimit në Mavrovë, dje rreth orës 14:00, ka ndodhur një përleshje e ashpër fizike, ndërmjet personave nga Gostivari dhe disa shtetasve të Kosovës të cilët kanë lënduar rëndë njëri-tjetrin, raportojnë dëshmitarët okularë të ngjarjes që po bënin ski në pista, përcjell Nistori.

    Pas denoncimit në polici, rreth orës 18:15, policia ka ndaluar tetë persona, katër nga Gostivari: B.D (29), G.Gj.(25), M.Gj.(41) dhe S.Gj.(30) dhe katër nga Kosova: J.O.(27), D.O.(30), F.O.(29) dhe A.O.(19).

    Gjatë përleshjes janë përdorur edhe gjë sende të forta – ski dhe shkopinj, ndërsa dy persona A.O. dhe S.Gj., janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në klinikat e Shkupit. Ndaj disa prej pjesëmarrësve mund të ngrihen kallëzime penale për dhunë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Anëtarësimi i RMV-së në BE, Trifonov: Vetëm nëse ShBA heq vizat për Bullgarinë

    Lajmi i rradhës

    MES TOKËS DHE QIELLIT

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë