“Mos fajëso askënd”

    Pablo Neruda

    Mos fajëso kurrë askënd,
    për asgjë, sepse, thellë-thellë, ke bërë
    me jetën tënde krejt çka ke dashur.

    Pranoje vështirësinë e të përmirësuarit të vetes
    dhe të kurajos për ta ndryshuar atë.
    Triumfi i njeriut të vërtetë buron
    nga hiri i gabimeve të tij.

    Mos u anko kurrë për vetminë tënde,
    apo për fatin tënd, përballu kryelartë dhe pranoje.
    Në një mënyrë apo në një tjetër,
    është pasojë e veprimeve të tua
    dhe e bindjes se ti gjithnjë duhet të fitosh.

    Mos u hidhëro me dështimin tënd,
    as mos fajëso dikë tjetër,
    pranoje bash tash, ose do të vazhdosh
    të shfajësohesh si një fëmijë.
    Kujto se çdo çast është i mirë
    për të filluar dhe asnjë s’është
    aq i tmerrshëm sa për t’u dorëzuar.

    Mos harro se shkak i të tashmes sate
    është e shkuara jote, ashtu siç e tashmja
    do të jetë shkak i të ardhmes sate.
    Mëso nga të guximshmit.
    nga të fortët, nga ata që e pranojnë destinin,
    nga ai që do të jetojë pavarësisht gjithçkaje.

    Mendo më pak për problemet e tua
    e më shumë për punën tënde,
    dhe problemet e tua, pa i eliminuar, do të vdesin.

    Mëso të lindësh nga dhimbja,
    të jesh më i madh se ajo,
    më i madh se pengesat.
    Shihu në pasqyrën e vetes
    dhe do të jesh i lirë e i fuqishëm
    dhe do të pushosh së qeni kukull e rrethanave,
    sepse veç ti je fati yt.

    Ngrihu dhe shihe diellin në mëngjes
    dhe frymoje dritën e agimit.
    Ti je pjesë e forcës së jetës sate,
    zgjohu tash, lufto, ec, ji i vendosur
    dhe do të triumfosh në jetë.
    Mos mendo kurrë për fatin tënd,
    sepse fati është pretekst i të dështuarve.

    Lajmi Paraprak

    Quint-i i zhgënjyer me vendimin e Kosovës për moslejimin e zgjedhjeve të Serbisë

    Lajmi i rradhës

    DUHET TË FLASIM PËR SERBINË

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë