Syt’e tu, vetëtimtarët

     Lasgush Poradeci

    Syt’e tu, vetëtimtarët, i mbulon pluhur i zi.
    Syt’e tu vetëtimtarët ndezin yj mi vala detesh.
    Me vështrim të perënduar, kaq hirplotë ti më mbetesh
    Si t’i fshesh qipall’e rëndë të paçmuarat stoli.

    Kur i pash’oh! Në nat’helmi, hën’e largë-ish derdhur n’ar.
    Kur i pashë në nat’helmi, ar i derdhur m’u bëj zija:
    M’u bë gas ndaj fërfëllonte vgjeri-i shenjt’ hijen e tija:
    Mi shtrat fletë sapo shtruar…na shij qjelli zilitar…

    Syt’e tu- enigm’ e kohës; syt’ e tu-çudi pa çmim;
    Syt’e tu- çkëlqim gazmuar i skëterrës dhemshurishte.
    Kish durim yll’ i zhuritur, yll me zjarr durimi kishte,
    Që krijoj kaq dritë djelli, që mbaroj kaq dëshërim.

    Syt’e tu vetëtimtarët, sillen qark gjerakorisht.
    Syt’e tu vetëtimtarët ëndërojne-aq të qetuar.
    Ndaj shtron hijen vgjeri-i shentë kur i putha-i llaftaruar,
    Syt’e tu vetëtimtarët buzëqeshnë dhemshurisht 

    Lajmi Paraprak

    Gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë mjekut tuaj

    Lajmi i rradhës

    A do të zgjatet pushimi dimëror i shkollave?

    Lajme tjera

    Mos pyet

    Ibrahim Berisha Faji pak para se të qajëI kujt është? Pse ujë pa hije, gjithë ky ujëNë kashtën…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë