Thesari im

    Sharl Bodler

    Nëse dhomat e shpirtit tim do t’i vizitoje.
    Çfarë pretendon se do të shikoje?
    Cilin përbindësh mendon se fsheh?
    Po të zhgënjej, por nuk më njeh.

    Nuk ka nevojë për të trokitur
    Hyr, shih, kërko, mbet’ e habitur.
    Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
    Fotografi, por pa fytyra.

    Diku e hedhur afër shtratit
    Është nje kuti e tersit, e fatit.
    E mbushur plot është me kujtime.
    Brenda gjithë historia ime.

    Janë fjalët që kam thënë aty,
    gjithkush që njoha, përfshi ty.
    Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndërrova
    vendet ku shkela, ku jetova.

    Janë zënkat tona dhe mëritë
    janë puthjet netëve pa dritë.
    Veset e mia që aq urreve
    mërgimi i ngadaltë i reve.

    Dënimet që vuajta për ty
    herët kur s’të pash në sy.
    Jetët që pa ty jetova
    të tjera femra që dashurova.

    Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
    e amanetet që të kam lënë.
    Fëmijët që kurrë nuk më lindën
    epshet që vrava se nuk m’u bindën.

    Ka letra, që për ty i shkrova
    në zarfet që kurrë s’t’i dërgova.
    E nëse gjithçka përmbys do ta kthesh
    sekretin më të madh do ta gjesh.

    E kam fshehur në fund fare
    po s’e zbulove, s’ke pare gjë fare.
    Nxirre mes duarsh në shtrëngim
    atë më të shtrenjtin sendin tim.

    Balsamin që plagët më shëronte
    kur kjo djall jete më kafshonte.
    Para fytyrës ngadalë afroje
    dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.

    E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
    veç një pasqyrë do ta gjesh në duar.
    Do ta shohësh veten, reflektim
    se ti ishe thesari im! /KultPlus/

    Lajmi Paraprak

    Kina ndërton simbol të ri në Ballkan

    Lajmi i rradhës

    Kualifikimet e Euro 2024, Kosova në Grupin I me Zvicrën, Shqipëria me fat

    Lajme tjera

    Opsesioni i Kafkës

    METAMORFOZA NË TERRENIN E PËRHIMËT Libri “Tregime dhe fragmente në prozë” i Kafkës na mëson për prozën jo…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë