Kualifikimet e Euro 2024, Kosova në Grupin I me Zvicrën, Shqipëria me fat

    Është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Europian ‘Euro 2024’ që mbahet në Gjermani.

    Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë tanimë kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve.

    Shqipëria ka mësuar fillimisht Grupin, pasi ndodhej në vazon e tretë dhe është vendosur në Grupin E.

    Kuqezinjtë janë në grup me Poloninë, Republikën e Çekisë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

    Ndërkohë Kosova është në Grupin I, grup që është me gjashtë skuadra përfaqësuese.

    Zvicra është në krye të grupit nga vazo e parë, derisa Dardanët do të ndeshen edhe me Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

    Të gjitha grupet komplete:

    Grupi A: Spanja, Skocia, Norvegjia, Gjeorgjia, Qipro.

    Grupi B: Holanda, Franca, Irlanda, Greqia, Gjibraltar.

    Grupi C: Italia, Anglia, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Malta.

    Grupi D: Kroacia, Uells, Armenia, Turqia, Letonia.

    Grupi E: Polonia, Republika Çeke, Shqipëria, Ishujt Faroe, Moldavi.

    Grupi F: Belgjika, Austria, Suedia, Azerbajxhan, Estonia.

    Grupi G: Hungaria, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria,Lituania

    Grupi H: Danimarka, Finlanda, Sllovenia, Luksemburgu, Irlanda e Veriut, Litenshtajni.

    Grupi I: Zvicra, Izrael, Rumania, Kosova, Bjellorusia,  Andorra.

    Grupi J: Portugalia, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda,Kazakistani, Sllovakia,  San Marino.

    Lajmi Paraprak

    Thesari im

    Lajmi i rradhës

    Taravari i bindur: Nuk kemi interes për të hyrë në Qeveri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë