“Lutje nënës sime”

    Pier Paolo Pasolini

    Është e vështirë të ta them me fjalë biri
    Atë që në zemër paksa ndiej
    Ti je e vetmja në botë që e di, për zemrën time
    Atë që ka qenë gjithmonë
    Përpara çdo dashurie tjetër.

    Për këtë duhet të ta them atë
    Që është e llahtarshme ta njohësh
    Është brenda hirësisë sate që lind ankthi im.
    Je e pazëvendësueshme. Për këtë është dënuar
    Në vetmi jeta që më ke dhënë.

    E nuk dua të jem vetëm. Kam një uri të pasosur dashurie.
    Dashurie trupash pa shpirt,
    Sepse shpirti është në ty, je ti, por ti je nëna ime.
    Dhe dashuria jote është skllavëria ime.

    Kam kaluar fëmijërinë skllav i këtij sensi
    i lartë, i pazgjidhshëm, në një luftë të thellë.
    Ishte e vetmja mënyrë për të ndjerë jetën
    E vetmja ngjyrë, e vetmja formë; tani ka mbaruar.

    Mbijetojmë dhe është konfuzioni
    I një jete të lindur jashtë arsyes.
    Të përulem, ah, të lutem; të mos duash të vdesësh
    Jam këtu, i vetëm, me ty, në një prill të ardhshëm.

    Lajmi Paraprak

    Shefi i Bankës Botërore paralajmëron për recesion global

    Lajmi i rradhës

    Suedia e Finlanda mundohen të bindin Turqinë rreth anëtarësimit të tyre në NATO

    Lajme tjera

    Do ta shohësh

    Edward Stachura Ah ! do ta shohësh ti kur ajo mos të të dojë mëDo ta shohësh !Do…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë