MIRËKUPTIMI

    Bertolt Brecht

    Po ju, që jeni në mirëkuptim me rrjedhën e punëve,

    Mos u fundosni prapë në asgjënë.

    Mos u shkrini si kripa në ujë,

    Po ngrihuni,

    Duke vrarë vdekjen tuaj,

    Sikundër punuat punën tuaj,

    Duke përmbysur një përmbysje.

    Drejtohuni, pra, duke vdekur

    Jo drejt vdekjes,

    Por prej nesh mirrni përsipër barrën

    Për të rindërtuar aeroplanin tonë,

    Filloni!

    Për të fluturuar për ne

    Në atë vend ku ua kemi nevojën,

    Dhe në atë kohë, kur është nevoja,

    Se ju,

    Ne ju ftojmë të marshoni me ne dhe me ne

    Të ndryshoni jo vetëm

    Një ligj të tokës,

    Po ligjin themeltar.

    Duke qenë në një mendim, që të gjitha të ndryshohen,


    Bota dhe njerëzimi,

    Para së gjithash, çrregullimi

    I klasave njerëzore, meqenëse ka dy lloj njerëzish,

    Shfrytëzim dhe padije.

    Lajmi Paraprak

    Dyqane të braktisura, rrugë të zbrazëta, pak shenja jete në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 111-të sipas indeksit të korrupsionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë