MJERË AI KOMB

    Poezi nga: Lawrence Ferlinghetti (sipas Kahlil Gibranit)
    Përktheu: Agron Shala

    Mjerë ai komb njerëzit e të cilit janë dele
    dhe barinjtë e të cilit i çorientojnë ato

    Mjerë ai komb udhëheqësit e të cilit janë gënjeshtarë
    urtakët e të cilit janë të heshtur
    dhe fanatikët e të cilit faniten në eter

    Mjerë ai komb që nuk e ngre zërin e vet
    veçse për të lavdëruar pushtuesit
    dhe për ta shpallur mujsharin hero
    dhe që synon të sundojë botën
    me forcë e me torturë

    Mjerë ai komb që nuk njeh
    asnjë gjuhë tjetër përveç asaj të vetes
    asnjë kulturë tjetër përveç asaj të vetes

    Mjerë ai komb frymëmarrja e të cilit është paraja
    dhe fle gjumin e të tejngopurve

    Mjerë ai komb oh mjerë ata njerëz
    që lejojnë që të drejtat e tyre të shkatërrohen
    dhe që liritë e tyre të zhduken

    Vendi im për ty lotoj
    tokë e ëmbël e lirisë

    (2007)

    Lajmi Paraprak

    Punonjësit e kulturës në rrugë: po cenohen të drejtat dhe dinjiteti ynë

    Lajmi i rradhës

    Gjuha shqipe, zemra identitare e shqiptarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë