Mos e vrit veten as këtë natë

    Rita Petro

    Mos e vrit veten as këtë natë
    Ti
    Që çdo mesnatë e gjen shtëpinë
    Zhytur në errësirë…
    Ku e zeza dhe drita pikturojnë
    Imazhet e tua surreale,
    Lindur prej një truri të eksituar
    Nikotine-alkoole-drogash…

    Mos e vrit veten as këtë natë
    Duaje vetminë tënde
    Madhështore, të shurdhët,
    Zhurmë-tingujsh dhe aromë-masturbimesh
    delirante.

    Mos
    Mos e vrit veten as këtë natë!
    Vetmia jote boheme është më e mirë
    Se gënjeshtra që mban në një krevat
    burrin dhe gruan
    Se pagjumësia e liderit pervers
    Që ëndërron të shembë çdo ditë
    nga një ëndërr tonën,
    Se makthi i atij që fle
    Mbi dyshek parash erëndyrë,
    Spërkatur me Pure White Cologne.

    Prit!

    Para se ta pish dhe pikën e fundit të helmit,
    Dëgjoje qarjen e saksit që vjen nga lokali poshtë
    Klithmën e mbytur të seksit
    Pas murit në të majtë,
    Drithmën e celularit dritëmekur,
    Kur vizatohet një zemër në ekran.
    Asnjëherë s’je vetëm o Ti mik,
    Që kërkon të shpëtosh veten nga errësira!
    Jam dhe Unë këtu.
    Jemi të Tjerë aty-këtu
    Që vrasim natën me një gotë kokteji,
    Ku pikëllimi përzihet
    Me pak ëndërr
    Pak shpresë
    Dhe pak gjak cherry.

    Mos e vrit veten, as këtë natë! 

    Lajmi Paraprak

    “Vendi i RMV-së është në BE”, Borrell: Premtim? Nuk mund të premtoj

    Lajmi i rradhës

    Nis ndalesa e pagave për punëtorët që s’punojnë

    Lajme tjera

    Poeti dhe politikani

    Salvatore QuasimodoPërktheu: Avni Spahiu – Ligjërata e Nobelit, 11 dhjetor 1959 – “E gjatë është nata që kurrë…
    Më tepër

    PARA ELEGJISË

    Azem Shkreli Një ditë do t’i marrësh në gjigjethet e rëna të stinëve të tuadhe do të kërkosh…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë