“Vendi i RMV-së është në BE”, Borrell: Premtim? Nuk mund të premtoj

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, nuk mund të premtojë se vendi do të fillojë bisedimet e pranimit në BE në qershor.

    Në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, Borrell përsëriti se vendi i RMV-së është në BE dhe se Brukseli po bën gjithçka që është e mundur që në konferencën e ardhshme ndërqeveritare të fillojnë negociatat.

    “Vendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në familjen evropiane. Premtim? Nuk mund të premtoj. Por unë mund t’ju siguroj se ne po bëjmë gjithçka që mundemi që bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë të fillojnë në konferencën e ardhshme ndërqeveritare, sepse ky është një prioritet për KE dhe për mua”, tha Borrell.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Vendi ynë është në BE, kështu do të jemi më të sigurt

    Lajmi i rradhës

    Mos e vrit veten as këtë natë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë