MOS JETO NË KËTË BOTË SI QERAXHI

    Poezi nga: Nazim Hikmet
    Përktheu: Maksim Rakipaj

    Ah, mor djalë,
    unë nuk kam frikë të vdes,
    sadoqë, ndonjëherë,
    kur punoj natën, seç kam një shtrëngim në zemër,
    të ngopesh me jetën, biri im,
    e pamundur është.

    Mos jeto në këtë botë si qeraxhi,
    as si me pushimet e verës,
    si në shtëpi të tyt eti
    të jetosh.
    Besoji grurit,
    tokës,
    detit
    por më parë
    njeriut.

    Duaji
    retë,
    librin,
    makinën,
    po më parë njerinë.

    Ndjeje thellë në zemër
    dhimbjen e degës që thahet,
    të yllit që shuhet,
    të kafshës së plagosur,
    por më parë
    dhimbjen e njeriut.

    Gëzim të dhënçin
    gjithë të mirat e dheut:
    hija dhe drita gëzim të dhënçin,
    të katra stinët të dhënçin gëzim,
    por mbi të gjitha, me të dyja duart,
    njeriu të dhëntë gëzim! /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Bloomberg: BE po shqyrton tarifimin e mallrave amerikane me vlerë 93 miliardë euro

    Lajmi i rradhës

    Gripi sezonal përkeqësohet me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë