NËNA

    Gwendolyn Brooks
    Përktheu: Roland Gjoza

    Nuk mund t’i harroj dështimet
    Kujtoj foshnjat që erdhën në jetë, po në të vërtetë nuk erdhën
    Ato mishra imcak, të qullur me pak ose qeros
    Këngëtarë apo punëtorë që nuk provuan kurrë të thithnin ajër
    Nuk mund t’i le rrugëve, apo t’i rrah
    Ose të hesht, ose t’iu blej një ëmbëlsirë
    Nuk mund të ul gishtin e madh para tyre
    Ose të zhduk fantazmat kur iu shfaqen
    S’kam si t’i le të përgjojnë psherëtimat e mia të mëdha
    Ose të ha diçka me ta me syrin e nënës llupëse

    Kam dëgjuar në zërat e erës zërat e fëmijëve të mi të vrarë
    Kam folur me ta. Dhe jam lehtësuar.
    Kolopuçët e mi të zbehtë nuk mund të pinin më gji,
    Iu kam thënë; shpirtrat e mi, nëse kam mëkatuar, nëse kam penguar fatin tuaj
    Nëse kam vjedhur lindjet, emrat tuaj
    Lotët aq të dëlirë të foshnjës, lojërat tuaja
    Pasionet e zjarrta, dashuritë romantike, tërbimet e papritura, dhembjet,
    vdekjet tuaja,
    Nëse kam helmuar frymëmarrjen tuaj
    Besomëni, edhe në qëllimin tim kam qenë e paqëllimshme.
    Edhe pse duhet të ankohem, të akuzoj
    Kuptojeni këtë, se krimi ishte i tjetërkujt, jo imi
    Megjithatë ju keni vdekur.
    Ose më qartë, mund të them, se ju nuk u bëtë,
    Kurrë, kurrë dhe për këtë kam shumë frikë.
    Është krim! Oh, çfarë të them tjetër, si duhet thënë e vërteta?
    Ju keni lindur, keni patur trup, keni vdekur.
    Thjeshtë nuk keni qeshur, nuk keni belbëzuar, nuk keni qarë.

    Më besoni, të gjithëve ju kam dashur
    Më besoni, edhe pse ju kam njohur fare pak, ju kam dashur, ju kam dashur
    Të gjithëve
    Ju kam dashur

    Lajmi Paraprak

    Eliminoni gjërat që nuk ju nevojiten, pastroni shtëpinë

    Lajmi i rradhës

    Big Commerce+ | Musliu: Përdoruesit më të mëdhenj janë qytetarët nga RMV, Turqia dhe Palestina

    Lajme tjera

    ‘Kronikë në gur’

    Ismail Kadare Njëri nga romanet më të njohur të shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, është pikërisht…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë