Big Commerce+ | Musliu: Përdoruesit më të mëdhenj janë qytetarët nga RMV, Turqia dhe Palestina

    Përdorimi i skemës piramidale online Big Commerce+ ka qenë temë diskutimi në ClickPlus në TV21.

    Sipas studimit të informaticientit, Llokman Musliu përdoruesit më të mëdhenj të saj dalin të jenë qytetarët nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Palestina.

    “Nga trafiku i ueb faqes del se ajo është më e famshme në Maqedoni, Turqi, Palestina… Janë informata që mund të kontrollohen. Por sërish, si platforma kanë targetin e tyre dhe këta janë persona që nuk i kanë informacionet e duhura sesi funksionojnë investimet digjitale. Për shembull, pre e këtij programi nuk mund të jetë dikush që me vite merret me monedha digjitale”, tha Musliu.

    Duket se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të pambrojtur nga skema e mashtrimit në Big Commerce+.

    Kjo pasi siç bëri të ditur ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Admirim Haliti në ClickPlus në TV21, shteti është e limituar që t’i mbrojë qytetarët nga kompani fiktive siç është Big Commerce+.

    “Tash kur bëhet pyetja se shteti çfarë mekanizma ka, më duhet ta konstatoj se shteti në fakt është i limituar që t’i mbrojë qytetarët nga këto skema sepse në parim, shteti, nëse ndonjë person juridik, ndonjë kompani e regjistruar në Maqedoni bën dallavare, gjegjësisht i dëmton qytetarët, në ato raste shteti e ka shumë të lehtë ta përndjek personin juridik. Por, në rastin kur firmat e caktuara fiktive, siç është Big Commerce+, origjinën nuk e kanë këtu te ne, e vetmja mundësi që e ka shteti është t’u dërgojë kërkesë “internet service provider”-ëve që ata ta bllokojnë një IP të caktuar”, tha Haliti.

    Për informaticientët kjo nuk do të thotë asgjë pasi ata e dinë shumë se IP adresat mund të ndërrohen shumë shpejtë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    NËNA

    Lajmi i rradhës

    Rusi – Ukrainë, Petrovska: Angazhohemi për zgjidhjen diplomatike të këtij kontesti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë